Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës - Foto: 18.01.2024
Rënia e çatisë, gjendja e 23-vjeçares së lënduar stabile, por me lëndime të rënda
Një 23-vjeçare ka mbetur e lënduar nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ sot rreth orës 13:00.
Gjendja e të lënduarës është stabile, por që e njëjta ka lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu.
Ai theksoi se “ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikëqyrje mjekësore”.
“Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror”- tha Fazliu për KALLXO.com.
Sot rreth orës 13:00 ka rënë kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.
Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit ndërsa ka pasur edhe ekipe të autoambulancës si dhe zyrtaren komunal.
Veturat nën rrënojat e çatisë së objektit komunal në Prishtinë – FOTO
Policia jep detaje për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës