Një i lënduar nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ - VIDEO

Një person ka mbetur i lënduar nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ sot rreth orës 13:00.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe QKUK-në për të konfirmuar nëse ka persona të lënduar.

Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit, ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” – ka thënë ai.

Sipas Borovcit, aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Nga QKUK-ja kanë thënë se personi i lënduar po merr trajtim mjekësor.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Aty shihen edhe staf mjekësor dhe zyrtarë të Policisë.

Lajm në përditësim…