array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se një bimë kuron të gjitha sëmundjet e mushkërive 

Deklarata

Kjo bime rritet ne oborin tuaj..!? Kuron te gjitha semundjet e mushkerive..!? Ja si ta perdorni..!?

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Kjo bime rritet ne oborin tuaj..!? Kuron te gjitha semundjet e mushkerive..!? Ja si ta perdorni..!?” është i rremë. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi se një bimë e caktuar mund të shërojë të gjitha sëmundjet e mushkërive. Pulmologu Musa Hoxha ka thënë se nuk ka informacione dhe as nuk ka të dhëna shkencore se kjo bimë kuron të gjitha sëmundjet e mushkërive.

Artikulli

Më 9 prill 2023 faqja në Facebook “Lajme” ka publikuar një artikull me titull “Kjo bime rritet ne oborin tuaj..!? Kuron te gjitha semundjet e mushkerive..!? Ja si ta perdorni..!?”.

I njëjti artikull është publikuar në faqet e internetit “thelajme.co” më 21 dhjetor 2021, si dhe në faqen “jnews3.com” më 12 shkurt 2023.

Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe në “Facebook”, si: “Zëri i Shpresës”, “Lajme Globale”,  “Lajme”, “Lajme nga Bota”, “Lajme Ditore”, “Intuit”.

Artikulli flet për një bimë – mëllagë, duke renditur sëmundjet që kjo bimë mund t’i shërojë.

Për këtë, KALLXO.com ka kontaktuar me pulmologun, Musa Hoxha. Ai ka thënë se nuk ka informacione dhe as të dhëna shkencore se kjo bimë kuron të gjitha sëmundjet e mushkërive. Ai ka thënë se e njëjta përdoret më së shumti për rastet me kollë. 

“Mëllaga përdoret më së tepërmi te rastet me kollë me këlbazë si expectorant dhe te fëmijët. Për ndonjë rol tjetër te sistemi respirator nuk kam informacione” – ka thënë ai.