array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena për vdekjen e mjekut Ukë Berisha

Deklarata

Qyteti i Pejës në zi, personi që u gjet pa shenja jete ishte mjek i njohur

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli i publikuar nga media online “Gazeta Sinjali” dhe më pas i ripublikuar nga “Veriu.info” është i rremë. Informacioni i publikuar nga “Gazeta Sinjali” për vdekjen e mjekut Ukë Berisha është demantuar nga vet mjeku. Më pas, artikulli për vdekjen e tij është fshirë nga “Gazeta Sinjali”, por ka mbetur i publikuar në disa faqe në Facebook. Mirëpo, ndaj këtij lajmi ka reaguar vet mjeku Ukë Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se është gjallë dhe mirë me shëndet.

Artikulli

Më 16 shkurt 2023, media online “Gazeta Sinjali” ka publikuar një artikull me titull: “Qyteti i Pejës në zi, personi që u gjet pa shenja jete ishte mjek i njohur”.

Këtë artikull “Gazeta Sinjali” e ka shpërndarë edhe në Facebook. I njëjti artikull është publikuar edhe nga “Veriu.info”.

Përmes këtij artikulli “Gazeta Sinjali” e kishte shpallur mjekun e gastroenterologjisë të vdekur duke shkruar se ai dyshohet se kishte bërë vetvrasje.

“Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Berisha në Pejë. Kryefamiljari, Ukë Berisha, u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Azem Lukaj’. I ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në një kabllo elektrike, raporton Gazeta Sinjali. Ukë Berisha me profesion ishte mjek i Gastroenterologjisë dhe ushtronte profesionin e tij”- ka shkruar “Gazeta Sinjali”.

Tutje, “Gazeta Sinjali” kishte pretenduar se Berisha ishte gjetur i vdekur nga djali i tij dhe pavarësisht tentativës për ta shpëtuar ai nuk kishte arritur të mbijetojë.

“Ndryshe, Berisha u gjet i varur në një kabllo elektrike në ballkonin e shtëpisë së tij dhe gjithë ngjarjen tragjike e zbuloi i biri, i cili e gjeti babain pa ndjenja. Pavarësisht tentativës për ta shpëtuar, duke thirrur për ndihmë Policinë dhe Urgjencën, viktima s’ka arritur që të mbijetojë”- thuhet në artikullin e publikuar nga “Gazeta Sinjali”.

Mirëpo, ndaj këtij lajmi ka reaguar vet mjeku Ukë Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook e ka demantuar këtë lajm.

“Të dashur miq, në portalin SINJAL është publikuar një shkrim… Unë jam shëndosh e mirë duke punuar me pacientë! Dr Uke Berisha” – ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook.

Më pas, artikulli i publikuar nga “Gazeta Sinjali” për vdekjen e mjekut Ukë Berisha është fshirë.

Në faqen e tyre në Facebook, “Gazeta Sinjali” ka shkruar se lajmi i publikuar nga ata është i pasaktë.

“Doktori Ukë Berisha është shëndosh e mirë duke punuar në ordinancën e tij në Klinë”- thuhet nga “Gazeta Sinjali”.

Por, lajmi për vdekjen e doktorit Ukë Berishës nuk është larguar nga interneti. Faqja “god.findenews10.com” ka publikuar lajmin dhe nuk e ka fshirë ende, edhe pse doktori nuk ka vdekur.

I njëjti lajm është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Lajme vip”, “Lajme Fresh”.