array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për shurdhimin e një personi nga Policia e Kosovës

Deklarata

Snajperistët i kanë shurdhuar veshin një qytetari serb

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Snajperistët i kanë shurdhuar veshin një qytetari serb”- është i rremë. Krypometër ka verifikuar me postimet e protagonistit por edhe me burimet zyrtare që kjo ngjarje nuk ka ndodhur.

Artikulli

Faqja e Facebook Peja News (Arkivi) më datë 24/09/2023 ka bërë një postim në të cilin është pretenduar se Policia e Kosovës me snajper i ka shurdhuar veshin një personi në veri të Kosovës nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. 

Në fotografinë që i është bashkëngjitur postimit, pretendohet se personi që është vrarë është Radomir Poçuça.

“Ja ky i keqi, ky gangsteri, ky mangupi, të cilit ja shurdhuan veshin snajp👂🏼Njesia Speciale e Kosoves”- thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie të Poçuças (Arkivi). 

I njëjti postim po ashtu është shpërndarë më 24/09/2023 edhe në faqet e Facebook Kronika Sot (Arkivi) dhe Lufta Në Kosovë Gjatë Vitëve 1998-99 (Arkivi). 

Krypometri ka verifikuar se postimi është i rremë dhe se Radomir Poçuça nuk është vrarë dhe nuk ka pasur ndonjë rast të shurdhi veshi me 24/09/2023.

Ky informacion ishte mohuar nga vet Poçuça i cili në profilin e tij në Facebook po atë datë kishte bërë një postim në të cilin kishte thënë se nuk ka vdekur (Arkivi). 

“Nuk kam vdekur dhe nuk e kam në plan, nuk ka ende ndonjë plumb me emrin tim në të”- ka shkruar ai në Facebook.

Krypometri gjithashtu ka verifikuar se më 24/09/2023 gjatë ballafaqimit të Policisë së Kosovës me grupin terrorist që kreu sulm në Banjskë të Zveçanit janë vrarë tre persona tjerë. 

Të vrarë gjatë datës së lartpërmendur ishin Stefan Nedeljkoviq, Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq. 

Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha në një bisedë për KallxoPernime ka konfirmaur se deri më tani të dhënat zyrtare të Policisë kanë të identifikuar tre persona të vrarë, emrat e të cilëve janë publik dhe dy persona të plagosur emrat e të cilëve janë publik.

Në fillim të dhjetorit 2023, Interpol ka lëshuar fletarreste për 20 personat të cilët ishin pjesë e grupit të Banjskës. Kallxo.com ka siguruar listën me 20 personat e  kërkuar. Në dokumentin në fjalë nuk figuron emri i Poçuça si person i kërkuar për ngjarjet në Banjskë. 

Atë ditë  me 24 shtator 2023 ishin arrestuar edhe tre persona, dy prej të cilëve ishin të plagosur. 

Vlladimir Toljiq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë në paraburgim me vendim të Gjykatës së Prishtinës.