array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për Njësinë Speciale të Policisë

Deklarata

“Njësiti Special me i fuqishmi n’bot”

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos ‘Njësiti Special me i fuqishmi n’bot” është i rremë. Në pamje nuk janë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Pamjet janë xhiruar në Kazermën e FSK-së, Adem Jashari në Prishtinë. Në pamje janë unfiromat e Policisë ushtarake të FSK-së, uniforma e snajpersitëve dhe uniforma e ushtrisë Amerikane me emblemë të FSK-së.

Artikulli

Më 29 nëntor 2023, profili me emër mtrks25’ në rrjetin social Tik Tok (Arkiva) ka shpërndarë një video me mbishkrimin ‘Njësiti Special me i fuqishmi n’bot”.

Krypometri ka verifikuar këtë informacion dhe konstaton se në këtë video nuk është paraqitur asnjë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Videoja është realizuar me pamje nga kazermea ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Kjo konstatohet ngase në video shihet obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK i cili është i vendosur në oborrin e kazermës.

Krypometri ka kontaktuar me zëdhësin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vëllazërim Qerimi.

Qerimi ka konfirmuar se në video janë unfiromat e Policisë ushtarake të FSK-së, uniforma e snajpersitëve dhe uniforma e ushtrisë Amerikane me emblemë të FSK-së.

“Shkronjat, ‘MP’ në uniformë ka domëthëniën e Policisë Ushtarake ‘Military Police’”- ka shpjeguar ai.

“Uniformat janë Amerikane, emblema është e FSK-së. Foto e fundit është e FSK-së, e Policisë Ushtarake  dhe e snajperistëve”- ka thënë ai për Krypometër.

Uniforma të njëjta janë gjetur edhe në ueb-faqen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shënim: Titulli i artikullit është edituar.