array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ripublikohet fotografia e vjetër që pretendon se policët special janë në veri të vendit

Deklarata

Pamje nga policët tanë që me flamur të Kosovës në kokë dhe krah intervenuan në veri

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Një nga fotot e publikuara me përshkrimin “Pamje nga policët tanë që me flamur të Kosovës në kokë dhe krah intervenuan në veri” nuk është bërë në veri të Kosovës në vitin 2023. Fotografia krysore e publikuar në rrjetin social në Facebook është realizuar në Prishtinë dhe qarkullon në internet që nga viti 2018.

Artikulli

Më 27 maj 2023 faqja e Facebook-ut “Veriu.info” ka publikuar disa fotografi me mbishkrimin “Pamje nga policët tanë që me flamur të Kosovës në kokë dhe krah intervenuan në veri”.

Dy nga fotografitë e publikuara janë realizuar në pjesën veriore të vendit, si thuhet në postim. Por, fotografia e parë e postimit nuk është realizuar në veri të Kosovës, si pretendohet. Ajo është realizuar në Prishtinë dhe qarkullon në internet të paktën prej vitit 2018

Në prapavijë të policëve shihet objekti i Presidencës së Kosovës në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Postim i faqes në Facebook “Veriu.info” ka marrë mbi 300 pëlqime dhe rreth 30 komente.