array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Receta e rreme për përmirësim të shikimit 

Deklarata

Mjeket e mbajne sekret, ja si te Permirsoni shikimin dhe te kuroni keto semundje vetem me aloe vera

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli “Mjeket e mbajne sekret, ja si te Permirsoni shikimin dhe te kuroni keto semundje vetem me aloe vera” është i rremë. Mjekët nuk janë duke e mbajtur sekret një recetë që përmirëson shikimin dhe shëron edhe disa sëmundje të tjera. Nuk ka asnjë punim shkencor apo mjek që e mbështet konstatimin e bërë në titull se një recetë e caktuar mund të përmirësojë shikimin te njerëzit.

Artikulli

Më 10 prill 2023 faqja e Facebook-utE Dua Femijen Tim” ka shpërndarë një video me titull: “Mjeket e mbajne sekret, ja si te Permirsoni shikimin dhe te kuroni keto semundje vetem me aloe vera”.

Linkun e kësaj video e ka shpërndarë edhe faqja në FacebookThenie Per Jeten”, e cila po ashtu këtë artikull e ka postuar edhe në faqen e saj nëYouTube”.

Artikulli në formë të shkrimit është shpërndarë edhe nga faqet në Facebook, si:Lajme Ditore”,Gjithçka Interesante”,Shqiperia”,Lajme Online”,Edukimi dhe Shëndeti”,Gazeta Shqip”,Intuita”,Kuriozitete & Enigma”,Ndegjo Kuran – Shqip”,Kanal Press”.

Në artikull nuk është cituar asnjë mjek i syve apo punim shkencor që e mbështetë konstatimin e bërë në titull se një recetë e caktuar mund të përmirësojë shikimin.

Përveç kësaj, në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se kjo recetë është duke u mbajtur sekret nga mjekët.