array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Një person i uniformuar dhe armatosur në pjesën e përparme të kamionit të kaltër në Banjskë

Pretendimi i pabazuar për konfiskimin e automjetit të MUP-it të  serbisë 

Deklarata

Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titullin “Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri” është i rremë. Krypometri ka konfirmuar me burime zyrtare se deri me datën 23/10/2023, institucionet e Kosovës nuk kanë prova që vetura është e regjistruar në emër të MUP-it të serbisë.

 

Artikulli

Me datë 26 shtator 2023, faqja në Facebook “Mbështetësit e Albin Kurtit” ka publikuar një fotografi të një letër-ngjitëse në një veturë të konfiskuar në Banjskë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023.

Krahas kësaj fotografie, kjo faqe në Facebook ka postuar edhe përshkrimin “Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri. A nevojiten prova të tjera, që me e konstatu organizimin e sulmit terrorist nga Beogradi?”.

Në fotografi shfaqet një letër-ngjitëse e regjistrimit të veturës nga autoritetet e Serbisë, e cila është ë vendosur në xhamin e parë të njërës nga veturat e konfiskuara në Banjskë.

Krypometër ka kontrolluar përmbajtjen e këtij postimi dhe ka konstatuar se deri me datë 23/10/2023  Policia e Kosovës, e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka ndonjë njoftim publik lidhur me lajmin për të cilën ka pretenduar faqja në Facebook.

Me datë 23/10/2023 Krypometri ka kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka qenë personi që ka publikuar pjesën më të madhe të informacioneve zyrtre rreth rastit Banjska. Në një komunikim telefonik Sveçla i ka thënë Krypometrit se nuk ka informacion se ndonjë veturë e MUP-it të Serbisë është konfiskuar në operacionin e Banjskës.

Për të verifikuar tutje, Krypometër ka kontaktuar edhe me Kryeprokuroin Blerim Isufaj. Prokuroria Speciale ka vendosur para disa ditësh që të sekuestrojë të gjitha veturat në rastin Banjska. “Nuk kam informacion për një konfiskim të tillë”- ka thënë Isufaj. Prokurori i rastit Naim Abazi nuk ka qenë i qasëshëm për të marrë edhe një qëndrim nga ai.

Krypometër ka kontrolluar tutje. Në ditën kur veturat janë shfaqur në publik Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha kishin mbajtur konferencë për media. Asnjëri nga ta nuk kishin përmendur në prononcimet e tyre se veturat janë në pronësi të MUP-it të Serbisë. 

Ajo çka zyrtarisht deri më tani është konfirmuar është se janë më shumë se 30 vetura të konfiskuara në Banjskë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 dhe në aksionet e tjera që janë zhvilluar pas sulmit terrorist në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Veturat kanë qenë të përdorura nga grupi terrorist që kreu sulmin, nga i cili fillimisht u vra një rreshter policie, Afrim Bunjaku.

Pra letër-ngjitësi i vendosur në xhamin e veturës që mban edhe numrin e regjistrimit është parë edhe në vetura të tjera që janë sekuestruar në Banjskë.

Në asnjë nga komunikatat e Policisë së Kosovës nuk përmendet fakti se ndonjë nga veturat deri më tani i përkiste ndonjë ministrie apo institucioni të caktuar të Serbisë.