array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për Fatmir Limajn 

Deklarata

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem për çdo rrugë që e kam shtruar dhe për çdo tender që kam vjedhur

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi se  Fatmir Limaj lë politikën me mesazhin: “Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem për çdo rrugë që e kam shtruar dhe për çdo tender që kam vjedhur” është i rremë. Burime zyrtare nga NISMA Socialdemokrate kanë konfirmuar se Limaj nuk ka thënë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 23 gusht 2023 në faqen e Facebook-ut “Me Vetevendosje-n” është shpërndarë një fotografi me shkrimin “Fatmir Limaj lë poltikën, shkak Islami”. 

Postimi është shoqëruar me një mbishkrim “ Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem për çdo rrugë që e kam shtruar dhe për çdo tender që kam vjedhur”.

Krypometri me datë 27/08/2023 ka kontrolluar nëse ky mesazh është i vërtetë.

Albert Maxhuni, anëtar i kryesisë së partisë, “Nisma Socialdemokratike” ka demantuar një shkrim të tillë.

Ai ka konfirmuar se një mesazh i tillë nuk është dhënë nga Fatmir Limaj. 

“Fatmir Limaj nuk e ka lënë politikën nuk e ka thënë as mesazhin pendues që po thotë artikulli. Ai do të kthehet fuqishëm në parlamentin e Kosovës”- ka thënë Maxhuni në deklaratë për Krypometër me datë 27/08/2023.

Krypometri ka kontrolluar edhe në postimet publike të liderit të NISMA, Fatmir Limaj. 

Në faqen zyrtare të Facebook të NISMA me datë 25/08/2023 janë publikuar mesazhe nga aktivitetet politike të Fatmir Limajt. 

Komuna e Malishevës udhëhiqet nga një kryetar i partisë së Limajt. Edhe kjo komunë me datë 25/08/2023 ka shpërndarë materiale nga aktivitetet politike të Fatmir Limajt. 

Mesazhet dezinformuese se politikanë dhe figura pulike po i lënë aktivitetet e tyre në publik për tu kthyer në Islam nisën të shpërndaheshin pasi  “Fero”, njëri nga këngëtarët e muzikës Rap, njoftoi se ka vendosur të lë muzikën për t’iu përkushtuar fesë.