array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i pa-bazuar kundër EULEX-it

Deklarata

Shihet qartë se sa ja don tmiren EULEX shqiptarëve

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i pamjeve të rrahjes së dy shqiptarëve në Mitrovicën Veriore “Shihet qartë se sa ja don tmiren EULEX shqiptarëve” është i rremë. Pjesëtarët e EULEX-it nuk shihen në pamjet që tregojnë momentin e rrahjes së dy shqiptarëve nga disa persona të maskuar në Mitrovicën Veriore. Vetëm disa sekonda pas incidentit reagon Policia e Kosovës, që janë reaguesi i parë i sigurisë.

Artikulli

Më 1 qershor 2023, faqja në Facebook “Dekada e Kryeministrit Albin Kurti” ka shpërndarë pamjet e sulmit ndaj dy të rinjëve shqiptarë nga një grup personash të maskuar në Mitrovicë të Veriut.

Kjo video është publikuar me përshkrimin “Rrahja e dy shqiptarëve në Mitrovicën Veriore! Shihet qartë se sa ja don tmiren EULEX shqiptarëve”.

Kjo faqe pretendon se aty kanë qenë të pranishëm edhe disa pjesëtarët të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) që nuk kanë reaguar dhe nuk kanë ndërhyrë kur qytetarët shqiptarë janë sulmuar.

Mirëpo, në momentet e sulmit, nuk kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e EULEX-it, por ushtarët e KFOR-it.

Në video, pak metra më larg shihen karabinierët italianë, të cilët nuk ndërhyjnë ndonëse qytetarët sulmohen rëndë nga të dyshuarit.

Në një përgjigje për KALLXO.com, EULEX ka thënë se në video nuk shihet asnjë pejsëtar i këtij misioni të BE-së.

“Personat që shfaqen në videon që na dërguat nuk janë anëtarë të Njësisë së Policisë së Formuar të EULEX-it (NJFP) dhe as anëtarë të Njësisë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it. RFPU)”- është thënë në përgjigjen e EULEX-it.

Ata kanë shpjeguar se anëtarët e FPU-së së EULEX-it mund të identifikohen përmes beretës së tyre me ngjyrë të kaltër çelë dhe me një flamur të rrumbullakët të BE-së mbi të.

“Përveç kësaj, ata kanë një flamur të rrumbullakët të BE-së dhe fjalën “POLICJA” në pjesën e sipërme të djathtë të uniformës së tyre. Anëtarët nga RFPU e EULEX-it mund të identifikohen përmes beretës së tyre kaltër të çelë me logon e Forcës Evropiane të Xhandarmërisë. Përveç kësaj, ata kanë një flamur të rrumbullakët të BE-së dhe një logo të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë në pjesën e sipërme të djathtë të uniformës së tyre”- ka thënë EULEX-i.

Ata gjithashtu kanë theksuar se nëse dikush shikon nga afër personat që supozohet se janë identifikuar si EULEX në këtë video, ata nuk do të mund të gjejnë asnjë nga karakteristikat e lartpërmendura.

Në përgjigjen e tyre EULEX-i gjithashtu ka sqaruar se kur mund të ndërhyjnë anëtarët e FPU-së dhe RFPU-së së EULEX-it.

“Mandati i përgjithshëm i EULEX-it përfshin përgjegjësinë për të siguruar ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile. Kjo kryesisht bëhet përmes punës së FPU-së së EULEX-it, e cila është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e një mekanizmi tre-shtresor të përgjigjes së sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë”- ka thënë EULEX-i për KALLXO.com

Ata kanë theksuar se në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, NJFP-ja e EULEX-it angazhohet vetëm me kërkesë të qartë të Policisë së Kosovës për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile.

“Përveç kësaj detyre, FPU-ja e EULEX-it gjithashtu kryen patrullime ditore të zbulimit në veri të Kosovës për të fituar vetëdijen e situatës dhe merr pjesë rregullisht në ushtrimet e kontrollit të turmave dhe trazirave së bashku me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që synojnë rritjen e ndërveprimit ndërmjet tre reaguesve të sigurisë”- është thënë në përgjigje.

Në video shihet së vetëm disa sekonda pas incidentit reagon Policia e Kosovës, që janë reaguesi i parë i sigurisë.