array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Postimi i pa-argumentuar rreth përfaqësuesit të SHBA-ve, Gabriel Escobar 

Deklarata

Escobar është kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nuk e respekton vullnetin e popullit kundër Zajednicës

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Në fotografinë e përfaqësuesit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë dhënë përfundime të pa-argumentuara. Mbi fotografinë e Escobar është vendosur mbishkrimi: “Escobar është kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nuk e respekton vullnetin e popullit kundër Zajednicës”. Por, nuk është treguar nëse ky konstatim është opinion i ndonjë eksperti apo kush është autor i tij. Ndërkohë, Escobar asnjëherë nuk ka deklaruar se është kundër popullit shqiptar, por ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës nga viti 2011.

Artikulli

Më 3 shkurt 2023, faqja e Facebook-ut “Pelqeje faqen nese e perkrahe Albin Kurtin per kryeministër”, ka publikuar një fotografi të përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë fotografi është shkruar “Escobar është kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nuk e respekton vullnetin e popullit kundër Zajednicës”.

Në mbishkrim të fotografisë thuhet: Gabriel Escobar: Asociacionin do ta keni. A e pranon ose jo qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit.

Teksti që është shkruar në këtë fotografi përmban përfundime që nuk mbështeten në asnjë burim. Në përshkrimin e vendosur në fotografinë e Escobar nuk tregohet se kush po thotë që i njëjti është kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Në ndërkohë, përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nuk ka thënë se është kundër vullnetit të popullit të Kosovës. Deklarata e Escobarit në mbishkrim nuk përputhet me atë që është shkruar në fotografi.

Konstatimi i dhënë përmes shkrimit në këtë fotografi, nuk citon asnjë burim, qoftë zyrtar apo ndonjë analist.

Mbishkrimi i kësaj fotografie, është deklaratë e Escobar e dhënë në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

Escobar, ka insistuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të zbatohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke shtuar se kjo nuk është marrëveshje mes kryeministrit Kurti dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë. Por, nuk ka thënë se është kundër vullnetit të popullit të Kosovës.