array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Personit që dyshohet se kërcënoi avokatin Besnik Berisha nuk i janë caktuar 30 ditë paraburgim

Deklarata

Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull ‘Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha’ është i rremë. Gjykata nuk ia ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim Abdullah Mjekut, i cili dyshohet se e ka kërcenuar avokatin Besnik Berisha. Avokati mbrojtës i Mjekut, Rexhep Podvorica, ka thënë se ndaj Mjekut është shqiptuar masa e dorëzanisë dhe i njëjti është liruar.

Artikulli

Më 19 gusht 2023, disa media publikuan një lajm me titullin ‘Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha’.

Në artikull thuhet se “sot, Gjykata ka vendosur që te njëjtit te ia caktojë një muaj paraburgim për veprën penale ‘kanosje”.

Portalet që raportuan se Abdullah Mjekut i cili dyshohet se ka kanosur avokatin Besnik Berisha i është caktuar masa prej 1 muaji paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, janë: Gazeta Enigma, Enigma +, 02press, Gazeta Infokusi, insajderi.org, gazetablic.com, veriu.info, prishtinapress.net, Shqiptar me Zemër, Gazeta Projekti, 07press.com, Telenews.al, Scanner plus, Gazeta Scanner,     

Por, avokati mbrojtës i Abdullah Mjekut, Rexhep Podvorica, po thotë se klienti i tij është liruar dhe nuk i është caktuar 30 ditë paraburgim.

“E kam publikuar edhe aktvendimin, klientit tim nuk i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Sipas tij, klienti i tij Abdullah Mjeku është i lirë, sepse Gjykata ka caktuar masën e dorëzanisë dhe jo të paraburgimit.

“Gjykata nuk ka caktuar paraburgimin për palën Abdullah Mjeku dhe ka refuzuar një propozim të tillë të Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit dhe siç shihet nga vendimi, Gjykata ka caktuar masën e dorëzanisë dhe siç shihet nga fotografia e shkrepur sot me mua dhe e publikuar tani, z.Abdullah Mjeku është i lirë”- ka shkruar avokati Podvorica.

Ai në profilin e tij në Facebook e ka publikuar edhe vendimin e Gjykatës së Prishtinës. 

aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se “refuzohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prishtinës… për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Abdullah Mjeku”. 

Ndaj personi është caktuar masa e dorëzanisë, një nga masat për sigurimin e pranisë së pandehurit në procedurë. Kjo masë caktohet në rastet kur i dyshuari pranon të ofrojë si dorëzani një shumë të parave, si dëshmi që i njëjti do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës për rastin që dyshohet. 

Avokati Podvorica në postimin e tij në Facebook, përveç publikimit të aktvendimit ka thënë se publikimi i një lajmi të tillë është bërë për ta diskredituar klientin e tij, Abdullah Mjeku.

Sipas tij, mediat kanë mundur ta marrin informacionin edhe duke e kontaktuar atë për konfirmim, mirëpo nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Informatën e saktë, portalet dezinformuese kanë mundur lehtë ta sigurojnë në rrugë zyrtare siç bëjnë me rastet e ngjashme duke parashtruar pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, apo nga unë si avokat mbrojtës i palës”- ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.