array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Përshkrimi i rremë që i mveshet një vizite të Kurtit me serbë lokalë

Deklarata

Unë shkja e ti shkja Çka nuk bon vellai per vlla na bashkon gjaku i t’parve me punu kunder shqiptarve

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit për komunitete dhe Kthim, Nenaq Rrashiq është publikuar me një mbishkrim të rremë, që thotë: “Unë shkja e ti shkja Çka nuk bon vellai per vlla na bashkon gjaku i t’parve me punu kunder shqiptarve”. Fotografia është realizuar më 7 shkurt 2023 gjatë një vizite në familjet serbe të komunës së Istogut nga fshatrat Drejë dhe Zhaç. As kryeministri Kurti dhe as ministri Rashiq nuk e kanë thënë një citat të tillë. 

Artikulli

Më 13 korrik 2023, në faqen e Facebook-ut “Prishtina” është publikuar një fotografi me përshkrimin “Unë shkja e ti shkja Çka nuk bon vellai per vlla na bashkon gjaku i t’parve me punu kunder shqiptarve”.

Ky përshkrim është vendosur në një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me ish-ministrin e Komuniteteve dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Krypometri përmes kërkimeve në faqen e Zyrës së Kryeminsitrit të Kosovës ka gjetur se fotografia është realizuar më 7 shkurt 2023 gjatë një vizite në familjet serbe të komunës së Istogut nga fshatrat Drejë dhe Zhaç. Në njoftimin e qeverisë së Kosovës nga kjo vizitë nuk është raportuar se kryeministri Kurti apo ministri Rashiq të kenë thënë “Unë shkja e ti shkja Çka nuk bon vellai per vlla na bashkon gjaku i t’parve me punu kunder shqiptarve”.

Sipas Komunikatës se Qeverisë së Kosovës kryeministri Kurti, është mirëpritur në ambientet e familjeve Miletiq dhe Komatoviq më të cilët kanë biseduar për bashkëjetesën me shqiptarët.

Gjithashtu potencohet se kryeministri Kurti i ka njoftuar ata “për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit, e cila mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë”.

“Miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit”-  thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

“Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bënë kjo familje, kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre”- vazhdohet në po atë komunikatë.  

Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili e ka demantuar këtë informacion duke thënë se ky postim nuk është i vërtetë