array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Materiali i fabrikuar për tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Graçanicë

Deklarata

Tubimi i Albin Kurtit në Graqanic!!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Videoja dhe përshkrimi i saj “Tubimi i Albin Kurtit në Graqanic!!” janë të rreme. Pamjet e paraqitura nuk janë nga tubimi i Vetëvendosjes në Graqanicë, por janë nga tubimi elektoral i kësaj partie në Han të Elezit. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se përveç pamjeve edhe fjalimi që paraqitet në videon e faqes “Aleanca Ash” janë të fabrikuara. 

Artikulli

Më 4 korrik 2020 në faqen në Facebook “Aleanca Ash” është publikuar një video me përshkrimin “Tubimi i Albin Kurtit në Graqanic!!”. Kjo video është shpërndarë 2,600 herë deri më tash, ndërsa në tre muajt e fundit është shpërndarë 326 herë.

Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se videoja në fjalë është e fabrikuar.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja nuk e ka mbajtur një tubim të tillë në Graçanicë dhe se pamjet janë marrë nga një tubim të mbajtur në Han të Elezit. 

“Kjo video është montazh dhe kësisoj lajm i rremë mbi një tubim të LV-së në kuadër të zgjedhjeve lokale që është mbajtur në Han të Elezit”- ka thënë Mangjuka.

Krypometri ka gjetur se pamjet që janë përdorë në këtë video të shpërndarë nga faqja “Aleanca Ash” janë marrë nga tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Han të Elezit për zgjedhjet lokale të 2013-es.

Manxhuka ka thënë se përveç pamjeve edhe fjalimi që paraqitet në videon e faqes “Aleanca Ash” janë të fabrikuara. 

Në videon e faqes “Aleanca Ash” janë paraqitur disa pamje që tregojnë flamuj të Serbisë në një sallë, por ato pamje nuk janë nga tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Han të Elezit.