array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia në të cilën rrejshëm paraqitet vëllau i deputetës 

Deklarata

Vëllau i Momoza Kusari Lilës duke shkuar në punë. Familje e degjenerume Turpi i Kosovës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia dhe përshkrimi “vëllau i Momoza Kusari Lilës duke shkuar në punë. Familje e degjenerume Turpi i Kosovës” janë të rreme. Deputetja, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në fotografi nuk është vellau i saj. Fotografia që është përdorë si ilustrim është publikuar në internet për herë të parë në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë është publikuar 306 herë të tjera.

Artikulli

Më 21 korrik 2023, në grupin e Facebook “Diaspora me PDK 👍” është shpërndarë një fotografi në të cilën shihen disa persona në autobus me mbishkrimin “Vëllau i Momoza Kusari Lilës duke shkuar në punë. Familje e degjenerume Turpi i Kosovës” – thuhet në mbishkrim. 

Në fotografi shihet një burrë në një autobus i cili ka veshur riçipeta. Në këtë postim pretendohet se personi në fotografi është vëllau i shefes së gupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Lidhur me këtë, Krypometri ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila e cila ka thënë se ky është një lajm i rremë. 

“Qëllimi përveç dezinformimit është edhe cenim i personalitetit dhe ndjellja e urrejtjes” – ka thënë ajo. 

Krypometri, përmes platformës “TinEye” ka gjetur se kjo fotografi është publikuar në internet për herë të parë në vitin 2012. E njëjta është publikuar të paktën 306 herë nëpër faqe të ndryshme të internetit me përshkrime të ndryshme.