array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e fabrikuar e Mimoza Kusari-Lila

Deklarata

Krejt dhe Drejt” dhe “Zdravo” (përshëndetje)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia në të cilën shihen nën-kryetari i parisë Lista Serbe, Milan Radojiçiq dhe kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është e fabrikuar. Në fotografinë reale është kryetari i partisë Lista Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari i saj, Millan Radojiçiq. Edhe Kusari Lila për Krypometrin e ka mohuar të ketë një fotografi të ngjashme me Radojiçiqin.

Artikulli

Faqja e Facebook-ut “Kanada Hunter” ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radojiçiq, i dyshuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Fotografia përmban mbishkrimin e motos së LVV-së “Krejt dhe Drejt” dhe “Zdravo” (përshëndetje).

Fotografia e publikuar është e fabrikuar, pasi në fotografinë reale nuk është Kusari Lila. Në fotografinë reale është kryetari i partisë Lista Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari i saj, Millan Radojiçiq. 

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me deputeten Kusari-Lila, e cila ka thënë se fotografia është e rreme, pasi ajo nuk ka realizuar fotografi me Radojiçiqin.

“Përveç që është krejt e rreme, është një foto montazh i dobët, shiqoje dora e majtë e mashkullit, e djathta e femrës”- ka thënë Kusari- Lila.

Gjatë këtij muaji janë publikuar inçizime në të cilat dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. 

Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin.

“Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– ishte shprehur Kusari-Lila. Radojiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij në vepra penale. Përveç kësaj, Radojiçiq është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe nga Britania e Madhe.