array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e fabrikuar e Kurtit me Millosheviqin 

Deklarata

Zdi Babo adu me mrri Meti plotsu kushtet si tkam dhan se pom doket po shkojm zgjedhje e hupi realizimin nuk muj ta boj babo… Kosovo Methijo

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia dhe mbishkrimi “Zdi Babo adu me mrri Meti plotsu kushtet si tkam dhan se pom doket po shkojm zgjedhje e hupi realizimin nuk muj ta boj babo… Kosovo Methijo” janë të rreme. Fotografia e përdorur në këtë postim është e fabrikuar. Citati i përdorur në këtë postim nuk është thënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti ishte arrestuar dhe ishte mbajtur si i burgosur politikë nga Jugosllavia, në kohën kur ky shtet drejtohej nga Sllobodan Millosheviq. Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Bosnie dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë, në të cilat kanë vdekur më shumë se 130 mijë persona.

Artikulli

Më 16 janar 2024, në Facebook në grupin ‘Diaspora me PDK’ (arkiva) është publikuar një fotografi në të cilën shihet ish-presidenti i Jugosllavisë i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fotografia është publikuar me mbishkrimin, “Zdi Babo adu me mrri Meti plotsu kushtet si tkam dhan se pom doket po shkojm zgjedhje e hupi realizimin nuk muj ta boj babo… Kosovo Methijo”.

Krypometër përmes kërkimit në “TinEye” ka gjetur se fotografia është e manipuluar, pasi në fotografinë reale janë ish-Presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq dhe ish-Presidenti i Malit të Zi e ish-kryeministri i Jugosllavisë, Momir Bullatoviq.

Fotografisë reale i është shtuar një fotografi e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 

Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të parë nëse Kurti e ka thënë ndonjëherë një deklaratë të tillë çfarë është paraqitur në këtë fotografi.

“Edhe fotografia edhe deklarata janë tërësisht të pavërteta dhe manipulim. Një fotografi e tillë nuk ekziston në realitet. Kjo është në kuadër të luftës hibride me fake news”- thuhet në përgjigjen e Manxhukës së datës 24 janar 2023.

Në gusht 1999, Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999 në kohën kur Jugosllavia drejtohej nga Sllobodan Millosheviq.

Në vitin 2018, Kurti kishte kujtuar 24 majin e vitit 1999.

“Ishte 24 maji i vitit 1999 kur në Burgun e Lipjanit në të cilin ndodhesha vetë, sollën shumë të burgosur. Ishin më shumë se zakonisht, nuk ishin rishtas të arrestuar si zakonisht dhe kësaj radhe kishte edhe të plagosur midis tyre”- kishte shkruar Kurti në Facebook.

Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor 1999, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të

tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001.

Kurti është në vitin e tretë të mandatit të tij si kryeministër i Kosovës, është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe për tre mandate ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës 

Në anën tjetër, protagonisti tjetër në fotografinë e fabrikuar është ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq. Ai ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Sipas disa të dhënave, në luftën në Kroaci dhe Bosnie e Hercegovinë janë vrarë rreth 120 mijë persona.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona.