array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e fabrikuar e kryeministrit Kurti 

Deklarata

Albin Kurti agjent serb, ja e vërteta

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica është e fabrikuar. Në fotografinë origjinale është ish-politikani serb Vojisllav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin serb, Vlladimir Llazareviq.

Artikulli

Më 9 janar 2024, një faqe në Facebook e ka publikuar një fotografi (arkiva) në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish kryeministri i Serbisë,  Vojisllav Koshtunica të cilit i është vënë mbishkrim “Albin Kurti agjent serb, ja e vërteta”. E njëjta fotografi ishte shpërndarë më 10 maj 2023 edhe nga faqja në Facebook “Kanada Hunter” (arkive).

Postimi me këtë ilustrim ka marrë mbi 50 shpërndarje e dhjetëra reagime.

Në këtë postim më tej shkruan “Pak shqiptarë e dijnë se Albin Kurti është agjent I Serbisë. Dokumenti I paraqitur dhe fotografia e Kurtit me Koshtunicën janë fakti më I madh. Ndash e votove VV-në, ndash Listën Serbe është njëjtë”.

Krypometër përmes kërkimeve në “TinEye” ka gjetur se fotografia reale është publikuar shumë kohë më parë.

fotografinë origjinale është ish-presidenti i Jugosllavisë Vojisllav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin e Serbisë, Vlladimir Llazareviq.

Krypometër ka kontaktuar më zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se postimi është i rremë.

“Kjo fotografi është manipulim dhe ky takim nuk ka ndodhur asnjëherë”- ka thënë Manxhuka për Krypometër..

Vojisllav Koshtunica, si kandidat i opozitës demokratike, fitoi zgjedhjet për president të Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 2000, kundër liderit të SPS-së, Sllobodan Millosheviq. 

Në kohën kur Koshtunica ishte President i Jugosllavisë, në burgjet e Serbisë janë mbajtur mbi 1,800 të burgosur politikë dhe të luftës, të cilët ishin liruar pas presionit ndërkombëtar.

Një prej personave të burgosur politik dhe të luftës ishte edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

“Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë dhe u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor 1999, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001”- thuhet në biografinë e kryeministrit Kurti të publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj disa herë e kishte përmendur faktin që Albin Kurti kishte dhënë një intervistë për mediat e huaja, gjatë kohës sa ishte në burg në Serbi. 

Kurti i ishte përgjigjur këtyre kritikave duke thënë “aty ka pas shumë të burgosur dhe s’ka pasë të privilegjuar, më së paku unë, pasi të gjithë ne jemi maltretuar në kazamatet e Serbisë, e kur vinte puna tek unë, dyfishohej për shkak të rolit tim aktiv”.