array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fajsimi pa fakte i KFOR-it për incidentin në veri 

Deklarata

Derisa sa menaxhonin #Policia e Kosoves Qytetarët ishin të buzëqeshur duke shetitur lirshëm…! Kurse sot menaxhoj KFOR-i dhe dihet si përfundoj dita…

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Përfundimet e dhëna te përshkrimi i fotografive “Derisa sa menaxhonin #Policia e Kosoves Qytetarët ishin të buzëqeshur duke shetitur lirshëm…! Kurse sot menaxhoj KFOR-i dhe dihet si përfundoj dita…” janë të rreme. Në postim nuk është dhënë asnjë argument se situata në veri të Kosovës është tensionuar për shkak se KFOR-i e ka marrë situatën në kontroll. Për më tepër, para se KFOR-i të vendoste trupat e tyre përrreth objekteve të komunave, kishte përleshje në mes të protestueseve dhe policisë së Kosovës. Policia e Kosovës kishte njoftuar se pesë policë janë lënduar.

Artikulli

Më 19 maj 2023, faqja e Facebook-utDekada e Kryeministrit Albin Kurti” ka publikuar disa fotografi nga katër komunat me shumicë serbe që tregojnë momentet e përplasjes së protestueseve me pjesëtarët e KFOR-it, si dhe fotografi të tjera që shihen qytetarët duke ecur para automjeteve të Policisë së Kosovës.

Këto fotografi janë publikuar me mbishkrimin “Derisa sa menaxhonin #Policia e Kosoves Qytetarët ishin të buzëqeshur duke shetitur lirshëm…! Kurse sot menaxhoj KFOR-i dhe dihet si përfundoj dita” duke pretenduar se pas ardhjes së trupave të KFOR-it ka eskaluar situata në veri.

Mirëpo, këto pretendime të kësaj faqeje janë të rreme, pasi në veri kishte tensionime dhe përleshje të Policisë së Kosovës me protestuesit edhe para se situatën të merrte në kontroll KFOR-i. Në postim nuk është dhënë asnjë argument që situata në veri të Kosovës ka eskaluar për shkak se situatën e ka marrë në kontroll KFOR-i.

26 maj 2023, policia e Kosovës i ka shoqëruar kryetarët e komunave me shumicë serbe deri te zyret e tyre. Në të njëjtën ditë, janë grumbulluar qytetarë serb që e kanë kundërshtuar këtë veprim. Në komunën e Zveçanit, policia e Kosovës (29 maj 2023) është detyruar të përdorë sprej e gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm. 

Më 26 maj 2023, pesë policë u lënduan nga konfrontimi me qytetarë, ndërsa pati edhe vetura të demoluara dhe një veture të policisë iu vu flaka.

Tri ditë më vonë, më 29 maj 2023, pjesëtarët e KFOR-it kanë hyrë në mes të Policisë së Kosovës dhe protestueseve. 

KFOR-i kishte njoftuar se rreth 25 ushtarë nga kontigjenti shumëkombësh janë plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit më 29 maj 2023, kur protestuesit serbë gjuajtën me mjete të forta, gaz lotsjellës dhe shok bomba në drejtim të KFOR-it.