array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ekzagjerimi i deklarimit të ambasadorit Hill për marrëveshjen e Ohrit

Deklarata

Kosova merr lajmin e HIDHUR Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Postimi me titull “Kosova merr lajmin e HIDHUR Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se deklarimi i ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, është lajm i hidhur për Kosovën. Deklarimi i tij është në përputhje me atë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Ohër, në atë që tash njihet si Marrëveshja e Ohrit.

Artikulli

Më 9 prill 2023 faqja e Facebook-utShqipet” ka publikuar një artikull me titull: “Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës”.

Në mbishkrimin e këtij postimi kjo faqe ka shkruar “Kosova merr lajmin e HIDHUR Ambasadori Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës”.

Brenda artikullit të shpërndarë tregohet se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Serbinë, ndërsa, sipas tij, çështja kryesore është themelimi i shpejtë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe (“Zajednicës”).

Mirëpo, në asnjë pjesë të artikullit nuk ka asnjë provë që deklarata e ambasadorit Hill është një lajm i hidhur për Kosovën.

Madje, nuk citohet as ndonjë person apo fytyrë publike që ta këtë thënë këtë gjë.

Ambasadori Hill ka thënë se “Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës” në kontekst të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.