array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarimet e fabrikuara kinse të Hashim Thaçit për Albin Kurtin

Deklarata

Albin Kurti është njeri më pozitiv dhe aktiv nuk ka në Republikën e Kosovës, dialekti I tij është I shpejtë si kompjuteri nëse e vlerësojmë kompjuterin dhe Albinin janë të barabartë

Faqe në Instagram

Vlerësimi

Rrenë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka deklaruar se “Albin Kurti është njeri më pozitiv dhe aktiv nuk ka në Republikën e Kosovës, dialekti I tij është I shpejtë si kompjuteri nëse e vlerësojmë kompjuterin dhe Albinin janë të barabartë”. Thaçi po ashtu nuk ka thënë se Kurti, “e ka shtrirë sovranitetin në Mitrovicë”. Zyra për informim e Dhomave të Specializuara në Hagë ka thënë se “i paraburgosuri nuk duhet të komunikojë me mediat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, pa miratimin paraprak të Sekretarit dhe komunikimet mes të paraburgosurve dhe mediave u nënshtrohen kufizimeve siç parashikohen në Rregullat e Paraburgimit”.

Artikulli

Më 25.03. 2024 faqja në Instagram Prej Shkodret’ (arkiva) ka publikuar një video të ilustruar me fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti. 

Në këtë video pretendohet se ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës.

Këtij postimi i është vënë përshkrim “Hashim Thaci nga Haga”, derisa në audio dëgjohet deklarata si në vijim:

“Për Albin Kurtin e ke fjalën, njeri më pozitiv dhe aktiv nuk ka në Republikën e Kosovës, dialekti i tij është i shpejtë si kompjuteri, nëse e vlerësojmë kompjuterin dhe Albinin janë të barabartë. E ka shtrirë sovranitetin në Mitrovicë, ajo është një ndër aspeketet më të mira që ka bërë, edhe është njëri i pakorruptuar, serioz, e don shtetin dhe bëso është më i miri. Ka edhe tjerë të mirë, por besoj se politika e Kurtit nuk ka njerëz më të mirë që vijnë në pushtet”.

Krypometri ka kontaktuar zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë raportim, por këta të fundit kanë thënë se nuk kanë të drejtë të japin deklarata për zotin Thaçi.

Zyra për informim e Dhomave të Specializuara në Hagë në një deklarim për Krypometër ka theksuar se me rregullat e kësaj gjykate personat në mbajtje nuk duhet të komunikojnë direkt apo indirekt me mediat.

“Sipas Rregullave të Paraburgimit të dhomave të specializuara, i paraburgosuri nuk duhet të komunikojë me mediat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, pa miratimin paraprak të Sekretarit dhe komunikimet mes të paraburgosurve dhe mediave u nënshtrohen kufizimeve siç parashikohen në Rregullat e Paraburgimit”- thuhet në përgjigjen e tyre.

Që nga viti 2010, kur Vetëvendosje kishte hyrë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, Thaçi dhe Kurti kanë qenë kundërshtarë politik. Ata kanë pasë disa herë debate brenda Kuvendit të Kosovës, kryesisht për çështjen e dialogut me Serbinë dhe privatizimit

Më 11.03.2020 ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për media kishte bërë të ditur se Albin Kurti ka refuzuar të takohet me të.

“Për fat të keq edhe pse kryeministri Kurti dhe kryetari i VV-së, kishte konfirmuar pjesëmarrjen mbrëmë, 5 minuta para takimit më ka informuar për anulimin e takimit, por përsëri në shërbim të obligimeve kushtetuese ligjore dhe kombëtare e kam ftuar dje Kurtin që të takohemi për zhvillimet e reja të vendit që janë dramatike”-  kishte deklaruar Thaçi.

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17.11.2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Kosovës, pozitë që e mbajti deri në vitin 2014. Më 26.02.2016, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës. 

Ai nuk arriti të çojë deri në fund mandatin e Presidentit, pasi më 05.11.2020 u transferua në Hagë, me urdhër të Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij. 

Më 3 prill 2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Themelimi i këtij institucioni u bë me vendim të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.