array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata që rrejshëm i mveshet kryeministrit Kurti 

Deklarata

O popull, definitivisht kom rrshit krejt. Nuk po di a jom bo për psikiatër, apo me më shkru te naj hoxhë

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi në fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “O popull, definitivisht kom rrshit krejt. Nuk po di a jom bo për psikiatër, apo me më shkru te naj hoxhë” është i rremë. Kryeministri Kurti nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë.

Artikulli

Më datë 15 korrik 2023, faqe e Facebook “Komente Politike” ka shpërndarë një fotografi  të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me mbishkrimin “O popull, definitivisht kom rrshit krejt. Nuk po di a jom bo për psikiatër, apo me më shkru te naj hoxhë”.

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili e ka mohuar që diçka e tillë është thënë nga ana e kryeministrit Kurti.

“Nuk është e vërtetë” – ka thënë Kryeziu.

Krypometri ka monitoruar edhe profilin e kryeminsitrit Kurti në Facebook dhe ueb-faqen e Kryeministrisë, por nuk ka hasur në një deklarim të tillë. 

Fotografia e shpërndarë në këtë faqe ka marrë 30 pëlqime, 14 komente e një shpërndarje.