array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata e rremë që i mveshet ministrit Faton Peci

Deklarata

Mos e fërko zuzën për peci tem se të bahet varrë

media

Vlerësimi

Rrenë

Përmbajtja “Mos e fërko zuzën për peci tem se të bahet varrë” është e rreme. Burime zyrtare kanë konfirmuar për Krypometrin se Faton Peci nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Postimet origjinale të mesazheve të Faton Pecit nuk kanë këtë përmbajtje.

Artikulli

Më 3 shtator 2023, në grupin e Facebook-ut VETËVENDOSJE! , llogaria me emër Ballist Gollakut, ka publikuar një fotografi në të cilën shihen ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe gazetari Baton Haxhiu. Ndërsa mesazhi që e shoqëron fotografinë është “Mos e fërko zuzën për peci tem se të bahet varrë”.

Faqja pretendon se një deklaratë e tillë është thënë nga ministri Faton Peci.

Krypometri ka kontaktuar me shefen e kabinetit të ministrit, Flutura Mustafa- Pllana, e cila thotë se një deklaratë të tillë, Peci as nuk e ka thënë as shkruar.

“Ministri Faton Peci është figurë me integritet e virtyte të larta njerëzore andaj edhe një gjuhë e tillë si e shkruar apo edhe e thënë nuk vjen në shprehje nga ana e tij”- ka deklaruar Mustafa-Pllana për Krypometrin në një deklaratë me datë 04/09/2023.

Krypometri ka konstatuar se përmbajtja është manipuluar pasi ilustrimi origjinal është prodhuar nga faqja KosovaNews, dhe është publikuar me datë 1 shtator 2023.

Ky ilustrim përmbante deklaratën e ministrit Faton Peci. Në deklaratën në origjinal, ministri Faton Peci i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, i cili në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodhë shtyrja e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”.

Ministri në Facebook ka shkruar se vreri të cilin e ka zbrazur Baton Haxhiu ndaj presidentes Osmani “është dëshpërim për një kohë që nuk është më, për shokët, të cilët nuk janë më dhe të cilët dikur e mbanin [Baton Haxhiun] si pëllumb”.

Peci ka thënë se nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë dhe aleatët e Kosovës se sa Vjosa Osmani.