Pishina e Germise

Pishina e Gërmisë hap dyert më 29 qershor

Pishina e Gërmisë në kryeqytet pritet të nis punën me më 29 qershor.

Ndërmarrja ‘Sport Marketing’ që edhe e ka në menaxhim këtë pishinë bëri të ditur se janë në përfundim të përgatitjeve për sezonin e ri veror.

“Te dashur qytetarë, ju njoftojmë se Pishina e Gërmisë do të hap dyert me datën 29.06.2023. Jemi në përfundim të përgatitjeve të nevojshme që kjo sezon të jetë, një ndër sezonet më të bukura verore, ku qytetarë tanë do të kalojnë ditët e tyre të nxehta verore” – thuhet në njoftim.

Gjatë këtij viti komuna ka kryer disa renovime tek Pishina e cila është ngjyrosur me të kaltër, po ashtu janë kryer renovime edhe në amfiteatër, banjot publike si dhe hapësirat sportive.

Ndërmarrja komunale ‘Sport Marketing’ thekson se ditëve në vijim do dalin me detaje tjera sa i përket hapjes së pishinës.

Komuna krenohet se po ngjyros pishinën dhe po renovon amfiteatrin, terrenin sportiv e tualetet e Gërmisë