Foto: Alban Zogaj/Facebook

Nënkryetari i Prishtinës: Nuk mora pagën si zakonisht, Ministria e Financave nuk procesoi mjetet për Komunën

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë se sot nuk ka marr pagën pasi Ministria e Financave ka vendosur të mos procesoj pagat për Komunën e Prishtinës.

Zogaj e ka quajtur këtë hap të papranueshëm pasi, sipas tij, komunat kanë buxhetet e veta.

“Sot nuk jam paguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat për Komunën e Prishtinës!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashtëligjshme. Komunat kanë buxhetet e veta, dhe janë punëdhënës i pavarur”- ka shkruar Zogaj në rrjetin Twitter.

Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per Komunen e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur. pic.twitter.com/LE0vGkWv4P

— Alban Zogaj (@albanzogaj) September 1, 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

Ai ka shtuar se pagat do të dalin vetëm për ditët që konsiderohet që të punësuarit s’kanë qenë në grevë.

Kërkesën për listën e grevistëve Kryeatri i Prishtinës Përparim Rama e ka quajtur të kundërligjshme.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të jetë më intensive nga sot.

Ministri Murati kërkon hetime për të hyrat e SBASHK-ut

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar sot se ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas vendimit për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë.

“SBASHK-u e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar në prokurori kallëzimin penal ndaj ministrit Murati. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Nuk e ka pru atë buxhet ai prej shtepisë të vet. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por buxhetin e popullit ndaja njerëzve që u shërbejnë popullit”- ka thënë Jasharaj para mediave.

Jasharaj: SBASHK-u ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati