Perparim Rama

Përparim Rama: Kërkesa e Qeverisë drejtuar komunave për listat me emrat e grevistëve është e kundërligjshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur të kundërligjshme kërkesën e Qeverisë drejtuar drejtorive komunale të arsimit për t’ia dërguar listën e mësimdhënësve grevistë.

Sipas tij, është e drejtë e institucioneve arsimore që të mbajnë grevë.

“Është e drejtë e institucioneve arsimore dhe të administratës që të vihen në grevë. Pandemia dhe, pas saj, lufta në Ukrainë, bënë që të rriten të gjitha çmimet. Vetëm pagat mbetën të njëjtat. Kërkesa e qeverisë së Kosovës bërë drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisë listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme”- ka shkruar Rama.

Rama tutje thekson se është e drejtë e Qeverisë që mësimdhënësit t’i fusë në test të vlerësimit.

“Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti” – ka shtuar më tej Rama.

I pari i kryeqytetit ka potencuar se nxënësit duhet t’u kthehen bankave kurse punonjësit – administratës.

“Ndërkohë, shtatori sapo nise dhe nxënësit duhet patjetër t’u kthehen bankave shkollore kurse punonjësit administratës. Është prandaj imperative që bashkimi i sindikatave dhe qeveria të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjejnë një kompromis një orë e më pare” – ka thënë Rama.

 

Ministri Murati tregon kujt nuk i dolën sot rrogat