Përplasja e nënkryetarit të Prishtinës me LVV-në: ‘Njësitë elitare të policisë i keni në protestë, këtu po kërkoni t`u falet shërbimi shëndetësor 1 euro’

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal në kryeqytet që zyrtarët policor të marrin shërbime pa pagesë në shërbimin parësor dhe institucione tjera shëndetësore që menaxhohen nga kryeqyteti ka çuar në përplasje mes nënkryetarit Alban Zogaj i cili tha se e përkrah këtë iniciativë, por propozimin e quajti ‘hipokrizi e LVV-së me policinë’.

Ky deklarim mandej shkaktoi pakënaqësi tek asamblistë të LVV-së.

“Ky propozim vjen duke u bazuar në gjendjen jo të mirë financiare të policëve dhe faktin se një vendim i ngjashëm është marr edhe nga shërbimi terciar”- u shpreh Gëzim Sveçla nga LVV.

Zogaj theksoi se policia kanë kërkesa tjera, jo t`u falet shërbimi 1 euro në qendra të mjekësisë familjare, që sipas tij, po bëhet për ‘gjueti’ e tituj gazetash.

“Ky është propozim shumë i mirë, por lojë me policinë e Kosovës dhe gjueti për titutj të gazetave ‘Lëvizja Vetëvendosje largon policinë nga pagesa 1 euro’, kurse policia e Kosovës duhet të ndihmohen me projekte dhe kërkesat që i kanë – sigurime, paga e jo heqje 1 euro të pagesës medicinale”- tha ai.

LDK madje ia kujtoi asamblistëve të LVV-së se para disa javësh policia elite ka protesuar për kushte e paga më dinjitoze dhe është niveli qëndror ai që mendon për kushtet e rënda në polici.

Pas përfundimit të këtij diskutimi, asambleja e miratori këtë propozim që zyrtarët policior të liohen nga pagesa në shërbimet që marrin në institucionet shëndetësore që janë nën menaxhim të komunës.