KallxoPernime, Rritja e çmimeve

Sonte në Kallxo Pernime debati për ‘Rritjen e çmimeve në Kosovë’

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” do të transmetohet debati rreth rritjes së çmimeve të naftës, energjisë elektrike, produkteve esenciale, bukës, produkteve ushqimore dhe shërbimeve tjera.

-A do të rritet çmimi i naftës deri në 1.60 euro?

-A do rrezikohet të ketë shtrenjtim të bukës?

-A ka ndikuar shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike në rritjen e çmimeve të bukës?

– Në cilat produkte ka rritje të çmimeve?

Këto janë disa nga temat të cilave do t’u japin përgjigje të ftuarit në emision.

Tw ftuar janë: Kryetari i Shoqatës së Nafëtarëve, Fadil Berjani, Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës, Mursel Zymeri nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Remzi Bytyqi, menaxher në “Plus Market” në Ferizaj.