Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 25 zyrtarëve të komunave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 personave, zyrtarë të komunave, për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë në Pejë, Ersan Qavolli.

Në emisionin “Kallxo Përnime” Qavolli ka thënë se këtë vit janë ngritur aktakuzat e para ndaj zyrtarëve komunalë që lidhen me çështjen e ndërtimeve pa leje.

“D.m.th. legalizimin e objekteve dhe janë ngritur edhe disa aktakuza kundër 25 personave zyrtarë komunalë, prandaj jemi në fazën e shqyrtimeve gjyqësore” – ka thënë Qavolli.

Ai ka shtuar se në dy vitet e fundit janë arrestuar 30 zyrtarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare.

“Janë mbi 200 aktakuza që Prokuroria në Pejë i ka ngritur kundër personave për veprën penale të ndërtimit pa leje. Në momentin që një person shpallet fajtor për ndërtim pa leje atëherë do të urdhërohet edhe rrënimi i atij objekti” – tha Qavolli

https://kallxo.com/lajm/leshimi-i-lejeve-ndertimore-ne-peje-ngritet-aktakuze-ndaj-11-personave/