Lëshimi i lejeve ndërtimore në Pejë, ngritët aktakuzë ndaj 11 personave

Prokuroria Themelore e Pejës ka shpalosur aktakuzën kundër njëmbëdhjetë personave, dhjetë prej të cilëve zyrtarë të Komunës së Pejës, të akuzuar për afera korruptive në lidhje me lëshimin e lejeve të ndërtimit.

Prokurorja e rastit , Lumturie Vuçetaj tha se ekzistojnë dyshime se ka pasur ushtrim ndikimi

Në Konferencë Prokurorja Vuçetaj deklaroi se prokuroria ka dyshime se Kryetari i Komunës ka ushtruar ndikim andaj do të njoftojnë Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.

“Kemi dyshime se kryetari i Komunës ka ushtuar ndikim dhe do t’i drejtohemi Prokurorisë Speciale për ta njoftuar” – deklaroi prokurorja Vuçetaj .

Në sallën e konferencave, Prokuroria e Pejës prezantoi edhe një dosje voluminoze në lidhje me këtë rast

Prokurorja Lumturie Vuçetaj tha se kjo dosje përmban 21 vepra për keqpërdorim të detyrës dhe 2 vepra për konflikt interesi.

“Akuza për afera korruptive janë ngriyur kundër 10 zyrtarëve të Komunës së Pejës, katër prej të cilëve janë drejtorë. 15 dosje me shkresa të lëndës për 21 vepra për keqpërdorime dhe 2 vepra për konflikt interesi pritet të dorëzohen sot në gjykatën e Pejës“ – tha prokurorja Lumturie Vuçetaj, në Konferencë.

Sipas Prokurores, akuzat kanë të bëjnë me lëshimin e lejeve ndërtimore dhe inspektimet e tyre.

“Akuzat kanë të bëjnë me dhënie të lejeve ndërtimore dhe inspektimet e tyre e po ashtu me pronat komunale të cilat janë ndryshuar” – tha prokurorja Lumturie Vuçetaj.

Aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të Pejës, dyshohen për mbi 20 vepra penale