Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentim vrasja me sëpatë në kokë, detaje nga Prokuroria në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se me 28.02.2024 kishte goditur me sëpatë në kokë një person, të cilit i kishte shkaktuar lëndime.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për KALLXO.com bëri të ditur se është duke u përpiluar kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Derisa, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, aktualisht është duke u përpiluar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor” – deklaroi Nikçi.

Godet me sëpatë një kokë një person, arrestohet burri në Pejë