Alicia Kearns, Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Kearns kundër sanksioneve ndaj Kosovës: Pas Banjskës është dashur t'i vendoseshin Serbisë

Deputetja e Parlamentit të Britanisë, Alicia Kearns është shprehur kundër sanksioneve që BE-ja i kishte vënë Kosovës kohë më parë.

Ajo në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se rasti i 24 shtatorit në Banjskë, ka ndërruar komplet situatën.

Pas sulmit, sipas saj masat është dashur t’i vendoseshin Serbisë.

“Në rend të parë, sanksionet kurrë s’ishin dashtë as me ju vu Kosovës, edhe po dua ta cekë që këto po quhen ‘masa negative’ që nënkupton që nuk është dashur të merren votat e gjëra të gjithë anëtarëve të BE-së. (Aleksandar) Vuçiqi ka shpallë 2 ditë zie për terroristët që erdhën në Kosovë dhe e vranë dikënd. Kjo duhet të kishte qenë mjaftueshëm për t’i vendosë masat e menjëhershme negative ndaj Serbisë, ata s’kanë pasur nevojë të votojnë për këtë. Realiteti është që 24 shtatori e ndërron situatën, por edhe ajo që ka ndodhë në maj dhe krejt ato veprime që kanë ardhë para kësaj situate”- tha ajo në Kallxo Përnime.

Ajo ka insistuar që para se të vazhdohet me dialogun Kosovë-Serbi, duhet të dihen rezultatet nga hetimi ndërkombëtar që po bëhet për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Llajqaku pat sugjeruar që në dialogun politik nuk ndryshon asgjë por kjo nuk është realiteti sepse duhet em pas siguri për me pas dialog politik. Kështu që, po, Kosova ende duhet t’i plotësojë obligimet e saja ndërkombëtare që ka thanë që do t’i bëjë, por kjo duhet të bëhet në një klimë të së vërtetës, sinqeritetit dhe transparencës. Mu për këtë për mua është me rëndësi të shohim konkluzionet e hetimit para se të shkojmë para se të shkojmë tutje me dialog politik”, tha deputetja.

Radi Evropa e Lirë: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës