Intervistë me Gazmend Hoxhën, shef i Operacioneve i Policisë së Kosovës - LIVE

Sonte në “Kallxo Përnime” ekskluzivisht drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha, flet për shpërthimet në veri të Mitrovicës dhe kush qëndron prapa grupeve të kriminalizuara.

Sa barrikada u krijuan në 11 ditë dhe sa prej tyre u përforcuan nga qytetarë e grupe të dyshuara në veri të Kosovës?

Policia e Kosovës sipas kolonel Gazmend Hoxhës është e gatshme që të largojë barrikadat e vendosura nga persona të maskuar.

Sonte ekskluzivisht jepen detaje për arrestimin e ish- policit Dejan Pantiq dhe qëndrimin e tij në Jarinjë pasi bllokadat penguan transferimin e tij në Prishtinë.

Drejtori i Operacioneve flet për planifikimet për djegien e pikës kufitare në Jarinjë dhe informacionet që po ndajnë me misionet ndërkombëtare që funksionojnë në Kosovë.

Kolonel Hoxha tregon nëse ka lista me emra të dhjetëra serbëve që pritet të arrestohen siç po raportojnë mediat serbe.

Cilat informacione posedon Policia për grupet ekstreme që kanë bazë në Rusi e Serbi?

Si po funksionojnë Njësitë Speciale pas bllokimit të rrugëve kryesore dhe cila është gjendja e policëve në pikën kufitare Jarinjë?

Drejtori i Operacioneve flet për dezinformatat dhe shpërndarjen e lajmëve të rreme ndërsa shpjegon edhe pse Policia e rendit u vendos vetëm në disa lagje të Mitrovicës së Veriut.