Aliu tregon se kur do të jetë e gatshme harta e vërshimeve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se situata në veri të vendit është çështje e vendosjes së rendit dhe ligjit e sipas tij Qeveria Kurti është duke shënuar progres në këtë aspekt.

Ai këto komente i ka bërë në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”.

“Për dallim prej shumë vitesh më parë tash jemi t`u vendos ligj në veri, tani zbulohen laboratorët e drogës, ndalen rrugët e kontrabandës e ndalohen kriminelë të ndryshëm gjë që ka qenë e pabesueshme që do të ndodh ndonjëherë kjo gjë”, tha Aliu.

Aliu ka folur edhe për shpronësimin në fshatin Dren të Leposaviqit, ku Qeveira ka shpronësuar 80 hektarë për ndërtimin e një stacioni policor por që te banorët serb atje ka ngjallur reagime të shumta.

“Është bërë diskutimi publik sipas ligjeve në fuqi, shpronësimet parashihen me ligj, procedurat e shpronësimit janë të parapra me ligj, së pari bëhet shpallja e interesit publik gjë që është bërë në mbledhjen e Qeverisë, Ministria që e udhëheq unë e kryen pjesën e shpronësimit pra pjesën teknike”, tha Aliu.

Çka po ndërtohet në Dren të Leoposaviqit, ‘bondstel apo stacion i policisë?’

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar se çfarë i tha KFOR-i herën e parë që nuk mundi ta vizitonte kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Aliu ka thënë se herën e parë KFOR-i e ka vlerësuar që s’duhet të hynë për shkak të situatës së sigurisë.

“Aspektin e sigurisë unë nuk e di, ne kemi shku me veturë, e kemi paralajmëruar që do të shkojmë në vizitë, na është thënë se ka situatë të tensionuar, kemi shkuar në stacionin e policisë në Leposaviq. Ka qenë rekomandim i KFOR-it jo urdhër”,  tha Aliu.

Aliu ka shtuar se policia ka komunikuar me pjesëtarë të KFOR-it dhe këta të fundit i kanë treguar atyre mënyrën se si mund të hyjnë në komunë.

“Ata kanë thënë se me vetura nuk është e sigurt dhe duhet të kenë kujdes dhe thanë që kësaj here situata është kështu dhe duhet të ktheheni mbrapsht, gjë që është krejt në rregull nuk ka ndonjë keqkuptim në këtë farë situate”, tha Aliu.

Ministri Aliu ka thënë gjithashtu që ka pasur edhe takim vet me KFOR-in dhe sipas tij i kanë komunikuar mënyrën se si të hyhet në ndërtesën e komunës.

“Mënyra më e mirë ka qenë në këmbë, unë e kam shprehur gatishmërinë për me ec në këmbë, kemi pas të hyjmë me përcjelljen e KFOR-it, pra në këmbë në mes të protestuesve dhe për mua ishte në rregull, por policia e Kosovës e ka vlerësuar si situatë të pa sigurt dhe më kanë urdhëru që të mos hyj”, Liburn Aliu.

Ministri Aliu herën e dytë ka mundur që ta vizitoj kryetarin e komunës së Leposaviqit me të cilin thotë se kanë biseduar për problemet që ka kjo komunë rreth infrsastrukturës e ambientit.

Ministri Aliu e mohon se KFOR-i nuk e lejoi të vizitojë Hetemin në Leposaviq

Ministri Aliu ka folur edhe rreth tentativave të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Për këtë ai ka thënë që është legjitime.

“Gjithmonë opozita ka të drejt me mbledh nënshkrime edhe me ligj ka të drejt me bo mocion, edhe na kur kemi qenë në opozitë veç a mujshim, me mujt çdo vit e kishim çu vendin në zgjedhje, megjithëkëtë mendoj që opozita nuk ka shancë me rrëzu Qeverinë sepse do të ndodh rezultati edhe më i thellë se në vitin 2021 edhe ata e dinë, por do të ishte interesante”, ka thënë Aliu.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për kompaninë “Bageri”, në të cilën kishte punuar një kohë zv/ministri Hysen Durmishi.

Aliu është pyetur se si Durmishi i ka dhënë tenderin kësaj kompanie për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se Durmishi nuk jep tenderë, por shton se para se të nënshkruhet kjo marrëveshje mes MMPHI-së dhe kompanisë ‘’Bageri” i është nënshtruar një auditimi.“Kemi pritur ankesa, nuk ka pasur të tilla, ka ardhur vetë zv/ministri edhe zyrtarët e tjerë dhe e kemi pa që nuk ka ankesa dhe kemi vazhduar me procedurat” – thotë Aliu. Ai ka thënë se po të kishte ankesa rreth këtij tenderi do t’i trajtonin.

“Po të kishte ankesa do të merreshim me to me shumë kënaqësi. Nuk e di a ka punu Durmishi në këtë kompani, e di deklaratën që ka thënë se i njeh por nuk mund të flas për këtë relacion” – tha më tej ai.

Tenderi i fituar nga kjo kompani është në vlerë 8 milionë euro. Aliu e ka mohuar që nënshkimi i kësaj marrëveshjeje nga ana e Durmishit me kompaninë në të cilën kishte punuar një kohë përbën konflikt interesi.

“Po të ishte konflikt interesi absolutisht menjëherë të gjithë do të merreshim me atë punë. Edhe është shqyrtuar çështja e konfliktit të interesit është e përcaktuar me ligj cili është konflikt interesi dhe po të kishte diçka të tillë, jam i bindur se pas atyre auditimeve të shumta do të kishim ndonjë reagim për këtë punë” – përfundon ai.

Ndryshe, zv/ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi e kishte pranuar që këtë kompani e kishte këshilluar.

Kompania ‘Bageri’ tregon se a kanë paguar ndonjëherë Durmishin për ‘këshillat’

Kur do të përfundoj rruga Prishtinë-Podujevë?

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë ka filluar në vitin 2016 dhe është paraparë që të përfundojë brenda 3 vjetëve por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se afati për përfundimin e punimeve sipas kontratës është 1 vit për lot-in më të gjatë sa i përket aspektit kohor.

“A kryhet për një vit, mbetet prej dinamikës së punëve që do t’i zhvillojmë në terren. Pra 5 lote do të punohen paralelisht. Loti me kohën më të gjatë është 365 ditë, këto tjerat janë më pak. Sot një vit me kontratë kjo rrugë duhet me qenë e kryer por sado që kemi premtime mund të mos bëhet, mund të jenë elementet e motit, mund të jenë probleme të ndryshme që nuk janë parashiku“ – ka thënë Aliu.

Nga përvoja me kompanitë e tjera që janë kontraktuar për të kryer punime, Aliu ka thënë se nuk pret që edhe “Bageri” t’i përfundojë punimet me kohë.

“Nga përvoja e kaluar nuk pres që kryhet, por ne e kemi bërë mobilizimin maksimal për me arritë këtë datë pra që të përfundojë për 1 vit. Jemi duke luftuar për me arritë këtë datë. Por nuk i shti duart në zjarr që kryhet, sepse ne e kryejmë shpronësimin, e bëjmë mbikëqyrjen e krejt por faktorët e paparashikueshëm mund ta ndërrojnë atë 365-ditëshin” – tha ndër të tjera ministri Aliu.

Ministri i Infrastrukturës: Rruga Prishtinë-Podujevë, ndër rastet më të rënda

Njëjtë si me të gjitha rrugët, vonesat që po ndodhin Aliu e ka përmendur edhe rrugën në Livoq, nga Gjilani në drejtim të Kllokotit.

“Kam prit që më datë 15 qershor të fillojnë punimet, asfaltimi dhe unë pres çdo ditë sepse e kam premtimin e datës 15 dhe shkon më terpër se java por fillon me vonesë”, thotë Aliu.

Ai ka shtuar se për këto vonesa mund të vij puna deri te shkëputja e kontratës.

“Për të njëjtën përgjigje e ki rastin e rrugës së Mitrovicës, problemi i shpronësimit ka qenë themelor për zvarritjen e punimeve dhe e kemi ndërpre kontratën me operatorin, presim në tetor me fillu me kompaninë e re, e cila ka me pas afatin 1 veçar te realizimit. E kemi kry mbikëqyrjen tani”, ka thënë Aliu.

Ministri më tej ka folur edhe për Rrugën A, projekt ky i përbashkët me komunën e Prishtinës e sipas tij i rëndësishëm.

“Për këtë jemi në fazë të projektimit kjo rrugë”, thotë Aliu.

Aliu: Për 2 vjet do të përfundoj sinjalistika në gjithë vendin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se janë zgjedhur operatorët që do ta kryejnë sinjalistikën në gjithë Kosovën.

Ai në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime” ka shtuar se tashmë ky dikaster është duke pritur që të përfundojë afati i ankesave.

“Aktualisht kemi kontratën ekzistuese që vazhdon, po flasim me sistemin që ka qenë, por me kontratën e re kemi sistem të ri edhe të regjionalizimit të krejt sinjalistikës nëpër regjione, 7 kompani do të merren me këtë çështje” – tha ai.

Ai ka premtuar që për 2 vjet krejt sinjalistika në Kosovë do të kryhet.

“Specifikat teknike që i kemi përcaktuar janë krejtësisht të ndryshme nga kontratat paraprake. Edhe mënyra e menaxhimt është e ndryshme. Mbikëqyrja do të jetë e jashtme, pra të gjitha kontratat që do të lidhen tani e tutje do të jenë me mbikëqyrje të jashtme”, ka thënë tutje Aliu.

Aliu pret që edhe autostrada “Ibrahim Rugova”, do të bëhet me pagesë por me sistem digjital.

“Do të bëhet patjetër, por qysh do të trajtohen se di ende. Kjo do të bëhet me ITS-in”, tha Aliu.

Aliu: Brenda dy vjetëve do të përfundojë harta për rrezikun nga vërshimet

Për vërshimet në komunën e Pejës ka folur edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai tha se janë duke punuar në realizimin e hartave të rrezikshmërisë nga vërshimet.

Në intervistën për emisionin “Kallxo Përnime”, ministri ka shtuar se Kosova nuk e ka një hartë të tillë e që është dashur ta ketë shumë kohë më herët.

“Jemi duke folur për faktorët që kisha dashtë me folë për faktorin e parë që ka ndiku drejtpërdrejt në vërshimet në Pejë. Ne nuk kemi harta të rrezikut, ato jemi duke i bërë të parat se ku do të ketë vërshime. Se ku ndodhin vërshimet. Ndodhën vërshimet në Skenderaj që s’kishte ndodhur me dekada vërshime të tilla po s’ka pasë as si me ndodh se s’ka pasë ndërtime qysh ka tash, edhe në Pejë, vërshime që s’mbahen mend por edhe këtu duhet pasur parasysh që s’ka pasur ndërtime të kësaj natyre, dekada më herët, pra janë faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë” – thotë Aliu.

Ai ka thënë gjithashtu se në pjesën ku kanë ndodhur vërshimet ka pasur ndërtime pa leje.

“Ka pasur ndërtime në kanale, nuk janë pastruar ato zona dhe kur vjen përnjëherë sasia e madhe e ujit nuk ka se si të kalojë nëpër ato kanale nëpër të cilat veç ka pasur ndërtime” – ka thënë Aliu.

Si pasojë e vërshimeve në Pejë, nënë e bir humbën jetën përderisa mbetën të lënduar edhe disa persona të tjerë.

Shumë shtëpi kanë mbetur të pabanuara ndërsa edhe infrastruktura rrugore është dëmtuar.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur për qeset e plastikës, për të cilat është përfol që do të hiqen nga përdorimi moti kohë.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për këtë ndalesë është gati por sipas tij Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit është duke e penguar këtë udhëzim të hyj në fuqi.

“Ligji për Mbrojtën e Konsumatorit është në proces për me shku në Kuvend, pra i kemi dy projekte të gatshme, është ky për qeset e plastikës, pra për me i bo qeset me pagesë, me një afat pastaj me i ndalu krejt. Ky projekt është gati por që nuk ka fillu për shkak të këtij ligji” – tha Aliu.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 253 kilogramë.

Qeset e plastikës – të paguhen apo të zhduken?