
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ministri Aliu e mohon se KFOR-i nuk e lejoi të vizitojë Hetemin në Leposaviq
Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu i ka quajtur të pa vërteta raportimet në disa media se ai nuk është lejuar nga KFOR-i që të vizitojë kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Sipas tij, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangeshin tensionet.
“Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”- ka shkruar ai në Facebook.
Ministri Aliu ka thënë se lajmet zhvlerësojnë punën që Policia e Kosovës po e bën atje.
Mediat raportuan sot se KFOR- nuk lejoi ministrin Aliu të vizitojë kreun e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetem.