Përdorimi i antibiotikëve dhe qetësuesve 'Bensedin', nga kosovarët

Vera Ora, psikiatre në Angli ka shpjeguar praktikat e Anglisë se si dhe kur i përshkruajnë antibiotikët.

Ajo në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se atje nuk mund ta blesh antibiotikun pa rekomandimin e mjekut.

“Antibiotiku i ka indikacionet kur mundet me u përshkru, dmth nëse ti s’je mirë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ke nevojë për antibiotikë, ndoshta ke ndonjë sëmundje tjëtër virale që antibiotiku nuk punon. Ata nuk e përdorin shpesh për shkak që mos me u bo i varur askush nga ky bari pasiqë dikur nuk ka efekt nëse merret shumë”, tha Ora.

Përdorimi në masë i hapave ‘Bensedin’, tek kosovarët

“Kam dëgjuar që shumë shpesh e përdorin në Kosovë, nuk përdoret për gjithçka e ne në Britani nuk e përshkruajm më shumë se 3-4 javë sepse krijon varësi, e cila është shumë më e dëmshme sesa përdorimi i tyre”, tha Ora.

Ajo tha se ky bari nuk merret për çka do.

“Ajo merret për një kohë shumë të shkurtër, kur e ke një sëmundje pak më të vështirë dhe duhet për një kohë të qetësohet. Në rast se merret shumë gjatë i bën dëm vetës, i bën dëm trurit dhe bëhesh i varur, prej një ilaçi të cilin vet po e blen”, përfundoi ajo.