Izolimi në Ballkan: “Thanë se nuk do të zgjaste shumë”

Serbia e ka hequr gjendjen e saj të jashtëzakonshme, Mali i Zi e ka shpallur vendin pa koronavirus (por COVID-19 u rikthye tri javë më pas) dhe një sërë vendesh të tjera në rajonin e Ballkanit kanë lehtësuar kufizimet e rrepta të vendosura javë më parë për të luftuar përhapjen e COVID-19. Megjithatë, pjesa më e madhe e Maqedonisë së Veriut e kaloi fundjavën e parë të qershorit nën izolim pas një shtimi të ri të numrit të infeksioneve.

Një nga zonat ishte Kumanova, një qytet me rreth 110,000 banorë që ishte i pari në Maqedoninë e Veriut që vendosi izolimin një fundjavë në fillim të prillit, një veprim që si përfundim e ndoqi edhe pjesa tjetër e vendit.

Megjithatë, në fund të prillit, kur BIRN e vizitoi atë, parqet në qytet ishin të mbushur me njerëz, vetëm disa mbanin maska ​​dhe askush nuk dukej se mbante distancimin social.

Kryetari i komunës ishte midis rasteve të raportuara me COVID-19, siç ishte edhe një numër alarmues i personelit të spitalit lokal. Vetëm në një muaj, të paktën 75 punonjës të spitalit u infektuan.

“Nuk mund të dimë për të gjithë se si u infektuan”, tha dr. Snezana Zaharieva, drejtoresha e spitalit. “Disa ishin në kontakt në shtëpi, disa me njerëz pa simptoma, disa kuronin pacientë që nuk e dinin se ishin të infektuar”, tha ajo për BIRN.

Njerëzit në Evropën Juglindore i janë nënshtruar një sërë masash izolimi në epokën e COVID-19, masa të cilat ndryshojnë jo vetëm midis vendeve, por edhe brenda tyre dhe, me raste, madje edhe brenda të njëjtit qytet.

E zakonshme për të gjithë ishte blerja nga paniku që do të pasonte njoftimet për futjen në karantinë, qoftë në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut, në Mitrovicën e Kosovës apo në ishullin e Murterit në bregdetin e Adriatikut në Kroaci.

Në rrugë kishte pika kontrolli, ndodhej policia dhe ushtria, burra dhe gra të veshur me të bardha që dezinfektonin hapësirat publike – pamja ishte e ngjashme qoftë në Suceavën rumune, në fshatin boshnjak të Peskirit ose Dibrën e Maqedonisë së Veriut. 5,000 banorëve të Murterit madje iu tha që të mos guxonin të dilnin as në oborret e tyre, e tillë ishte frika nga e panjohura.

Masat qeveritare shpesh shfaqeshin ad hoc, ndonjëherë të planifikuara dobët. Me raste ato ndryshonin përballë kritikës publike. Fermerët që ankoheshin do të merrnin leje për të punuar në fushat e tyre, pastaj edhe familjet e personave me aftësi të kufizuara do të protestonin dhe do të fitonin një leje për të dalë jashtë gjithashtu.

Në mes të gjithë izolimit, ankthit dhe pasigurisë, shumë njerëz kanë treguar një shkallë të jashtëzakonshme mirëkuptimi, ose të paktën kanë qenë vetëm pakëz kritikë.

Cilat masa ishin të drejta dhe cilat ishin të gabuara, cilat ishin të parakohshme dhe cilat vonuan shumë, cilat ishin të justifikuara dhe cilat ishin disproporcionale? Kjo është e vështirë ta thuash. Por si dukej kjo në terren? BIRN bisedoi me dhjetëra njerëz në 12 qytete dhe fshatra në gjashtë vende të Ballkanit për ta zbuluar këtë.

Izolimi total i Tuzit

Unlike North Macedonia, Montenegro says it has beaten the coronavirus. Residents of Tuzi, 10 kilometres from the Montenegrin capital Podgorica, however, paid a heavy price, with the most severe measures in the region.

After 14 confirmed cases of COVID-19 in one day, the town of some 15,000 people – mainly ethnic Albanians – was put under complete lockdown on March 24.

Residents were barred from leaving their homes at any time of day for almost a month, with the only exceptions being authorised volunteers, journalists and, later, farmers.

“It was a big drama in general, because people thought there were other reasons these measures were taken, different

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi thotë se e ka mposhtur koronavirusin. Qytetarët e Tuzit, 10 kilometra larg kryeqytetit Podgoricë, megjithatë, paguan një çmim të lartë për këtë, me masat më të rënda në rajon.

Pas 14 rasteve të konfirmuara të COVID-19 brenda një dite, qyteti me rreth 15,000 banorë – kryesisht shqiptarë etnikë – u vendos në karantinë të plotë më 24 mars.

Banorët u ndaluan të linin shtëpitë e tyre në çdo orë të ditës për gati një muaj, me përjashtim të rasteve kur ata ishin vullnetarë ose gazetarë të autorizuar, dhe më vonë edhe fermerët.

“E di se për popullin tonë ka qenë një farë drame në përgjithësi, se të gjithë kanë menduar se ka shumë e shumë arsye se pse janë marrë këto masa, teori të ndryshme”, tha studentja Donika Berishaj.

“Siç e dimë, sidomos në Tuz ka pasur një numër shumë të madh të të infektuarve në një ditë papritmas. Kështu që, në qoftë se nuk do të ishin marrë këto masa, do ishte zmadhuar numri shumë shpejt sepse ne jemi shumë të afërt me të gjithë banorët tanë.”

Çdo pjesë e qytetit kishte vullnetarët e saj që merreshin me shpërndarjen e ushqimeve dhe mjeteve të domosdoshme. Por ndjenja e pamundësisë ishte e rëndë në aspektin psikologjik.

“Me thënë të drejtën, tash sa herë jetën tonë e mendoj dhe e krahasoj me disa bashkvendas tanë që jetojnë në mërgim”, tha mësuesja lokale Maja Gojcaj.

“Shkojnë atje, shkojnë në një vend e në një kulturë tjetër, në diçka të re, ku ata ndoshta nuk kanë

mundësi të bëjnë ndonjë ndryshim. Në të njëjtën situatë e kemi gjetë veten edhe ne – në vendin tonë, por në një situatë ku nuk mund të bëjmë ndonjë ndryshim, ku na mbetet vetëm të përshtatemi me situatën.”

Përshtatja nënkuptonte gjithashtu improvizim përsa i takon shkollimit në shtëpi, në fillim me mjete të thjeshta në internet, para se mësimi të fillonte të transmetohej në televizione në shqip, si dhe në gjuhën malazeze. Katolikët dhe myslimanët mund të ndiqnin shërbimet e përjavshme fetare në TV Boin.

Fermerët mund të kenë qenë disi në avantazh, me leje për të punuar në fushat e tyre, por atyre u mungonin punëtorët që zakonisht vijnë nga Shqipëria fqinje.

“Tani kufijtë janë mbyllur, s’kemi më punëtorë që të punojnë tokën”, tha fermeri nga Tuzi Agron Nicaj.

Pas 20 ditësh, izolimi total u zëvendësua nga një lëvizje me orar të kufizuar, me tregjet, farmacitë dhe pikat e karburanteve që u lejuan të rihapeshin. Një person për familje lejohej të kryente blerjet.

Përfundimisht, pas një muaji të plotë, masat u lehtësuan për të qenë në përputhje me pjesën tjetër të vendit, ku nuk kishte karantinë dhe tani nuk ka më raste të koronavirusit.

Izolimi në Ballkan: Barra e madhe e një spitali rumun

Mungesa e pajisjeve mbrojtëse kundër COVID-19 çoi në një numër të madh infektimesh në personelin mjekësor të një spitali në Rumaninë verilindore.

Wuhani boshnjak që nuk ishte i tillë

Ndryshe nga Tuzi i Malit të Zi, Konjici u vendos në karantinë shumë kohë pasi qyteti me 25,000 banorë pranë lumit Neretva u shfaq si qendra e shpërthimit të COVID-19 në Bosnje.

E gjitha filloi në fabrikën e municioneve “Igman”, ku rreth 180 vetë u mblodhën në fillim të marsit për të festuar 70-vjetorin e saj. Menjëherë pas kësaj, 28 banorë të Konjicit dolën pozitivë për COVID-19. Dy persona vdiqën dhe të tjerët besohet se e kanë përhapur koronavirusin në pjesë të tjera të vendit.

Raportet e disa medieve boshnjake e etiketuan Konjicin si Wuhanin e Bosnjës, duke iu referuar qytetit në Kinë ku u shfaq për herë të parë virusi.

“Në atë moment, të gjithë e shikonin qytetin dhe banorët e tij siç shikonin dikur ata që vuanin nga murtaja”, tha Edin Alejbegoviç, epidemiolog në Konjic.

Konjici nuk u izolua menjëherë, megjithatë, por gati një muaj pas festës së përvjetorit të “Igman”.

Pjesa tjetër e kantonit Neretva të Hercegovinës ndoqi të njëjtin shembull, me banorët që nuk u lejuan të largoheshin nga komunat e tyre dhe ata që ishin nën 18 vjeç dhe mbi 65 vjeç u urdhëruan të qëndronin gjatë gjithë kohës brenda në shtëpi.

Në Mostar, Zdenko Bubasit i mungonin shëtitjet e tij. Që kur doli në pension, Bubas shëtiste çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, pa munguar asnjëherë, derisa u shfaq COVID-19.

Dhe ndërkohë që Bubas nuk lejohej të dilte nga shtëpia e tij për shkak të moshës, hyrja në qytetin e Mostarit iu mohua njerëzve të tjerë në kanton. Në të njëjtën kohë, në mënyrë të çuditshme, boshnjakët në pjesë të tjera të vendit mund të shëtisnin lirshëm.

Mostari mbeti pothuajse i zbrazët. I famshëm për Urën e Vjetër të shekullit XVI mbi lumin Neretva, e cila u shkatërrua gjatë luftës së viteve 1992-1995 dhe u rindërtua në vitin 2004, Mostari u bë një qytet fantazmë, pa turistët që zakonisht grumbullohen tek ura nga mesi i marsit e në vazhdim.

“Kjo ndikoi 100 për qind te biznesi im”, tha Elvis Redziç, në mes të prillit, teksa qëndronte në kopshtin bosh të restorantit të tij, i cili është me pamje nga Ura e Vjetër.

“Kisha leje të punoja nga 11 marsi dhe masat për kafenetë dhe restorantet u vendosën më 15 mars”, tha ai. “E shikoni sa i madh është ky kopsht? Mund të uleshim dhe të punonim rehat të qetë duke mbajtur një metër e gjysmë distancë dhe të ndiqnim rregullat.”

Masat kufizuese që atëherë janë lehtësuar, por kufizimet e udhëtimit nënkuptojnë se industria e turizmit në Mostar dhe gjetkë mbetet në vështirësi.

Jo hyrje, jo dalje

Në anën e kundërt të Bosnjës, në qarkun vetëqeverisës të Brckos, 33 banorët e fshatit Peskiri e gjetën veten të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për 20 ditë në prill.

Autoritetet në Brcko e mbyllën fshatin e vogël pasi përcaktuan se një banor i cili doli pozitiv për COVID-19 mund të kishte qenë në kontakt me të tjerët.

Policët monitoronin lëvizjet e banorëve. Fshati i vogël nuk ka treg ushqimor apo farmaci. Askush nuk lejohej të hynte, madje as gazetarët.

“Ata thanë se nuk do të zgjaste shumë. Dy ose tre ditë”, tha për BIRN me telefon Sanela Zeceviç, një amvisë në Peskiri.

“Kur na sollën dokumentet që justifikonin ndalimin, thanë se kjo do të zgjaste 28 ditë. Kërkuam të lëviznim për të blerë disa ushqime. U thashë se kam një fëmijë të vogël. Ata thanë se Kryqi i Kuq do të kujdesej për gjithçka.”

Zeljko Pranjiç, i cili është nga Peskiri, por nuk ishte atje kur fshati u vendos në karantinë, tha se për tetë ditë nuk pati asnjë ndihmë, deri kur ai organizoi furnizime ndihmë me ndihmën e diasporës, Kryqit të Kuq dhe qendrës rinore në Brcko.

Ekipet u dërguan të dezinfektonin fshatin, duke spërkatur jo vetëm rrugën, por edhe oborret dhe lëndinat.

Me vendosjen e izolimit, u deshën 10 ditë para se një fshatar që vuante nga simptoma serioze të koronavirusit të testohej dhe më në fund të shtrohej në spital.

“M’u desh të lajmëroja policinë. Qaja, përgjërohesha se (im shoq) ishte i sëmurë. Nuk e përballoja dot më”, tha Ivana Zeceviç Pejiç. “I thashë se ai po vdiste dhe se do të shkelja rregullat e izolimit. Policia më tha: ‘Shkeli orën policore dhe merre e çoje të mjeku.’

Bashkëshorti i saj u shërua.

Një qytet, dy, izolime

Në Kosovën me shumicë shqiptare, trashëgimia e luftës së viteve 1998-1999 është ndjerë shumë edhe gjatë pandemisë, me komunat e drejtuara nga serbët në veri që u përballën me masa kontradiktore të vendosura nga autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd.

Qeveria e Kosovës ishte e para që mbylli shkollat dhe policia u zotua se do të ndërhynte nëse ata që janë në pjesën veriore kryesisht serbe nuk do të respektonin masat. Për fat të mirë, ndoshta, Serbia – e cila nuk e njeh provincën e saj të mëparshme si të pavarur – ndoqi të njëjtin shembull një ditë më pas, duke urdhëruar mbylljen e shkollave.

Por pati konfuzion edhe për oraret e mbylljes në shtëpi.

Autoritetet serbe dhe kosovare kishin vendosur orare të ndryshme për mbylljen në shtëpi, duke shkaktuar konfuzion për banorët e qytetit verior të Mitrovicës, i cili ndahet midis serbëve në veri dhe shqiptarëve në jug. Veriu funksionon kryesisht si pjesë e shtetit serb.

“Lëvizja e kufizuar nuk ishte aq e vështirë për mua”, tha banorja e Mitrovicës Mirjana Nunan, me origjinë nga qyteti serb Prokuplje.

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk dija se cilat masa të zbatoja. Unë jam, në përgjithësi, njeri që i pëlqen të dëgjojë autoritetet, por në këtë situatë nuk dija se kë të dëgjoja pasi masat mbivendoseshin dhe, në situata të caktuara, e bënë të pamundur jetën tonë.”

Disa ishin të hutuar. Të tjerëve nuk dukej se u interesonte shumë. Në veri të Mitrovicës, disa banorë takoheshin fshehurazi nëpër bare. Policia nuk u përgjigj, por tubimet filluan të ishin më të pakta me rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara.

Në fillim të prillit, Mitrovica e veriut dhe 22,000 banorët e saj u vendosën në karantinë. Orari i lëvizjes fillimisht ndalohej nga mesdita deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke bërë që njerëzit të dyndeshin drejt dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Më pas rregullat ndryshuan dhe njerëzit mund të dilnin vetëm për 90 minuta në ditë jashtë në varësi të shifrës së parafundit të numrit të tyre të kartës së tyre të identitetit. Dyqanet rrinin hapur nga mëngjesi herët deri në orën 22:00 për të shmangur turmat.

Personat mbi 65 vjeç u këshilluan të qëndronin në shtëpi.

Ivana Rakiç, themeluese e shoqatës “Më mbështet”, e cila mbledh më shumë se 100 prindër fëmijësh dhe të rritur me aftësi të kufizuar, tha se kjo ishte një periudhë sidomos e vështirë për ato familje, përfshirë edhe për familjen e saj.

“Është e vështirë për t’ua shpjeguar edhe fëmijëve të mi më të rritur se ata nuk mund të dalin jashtë gjatë orarit të shtetrrethimit, dhe është jashtëzakonisht e vështirë t’i shpjegosh Elenës së vogël (e cila është me aftësi të kufizuara) se ajo duhet të vërë maskë”, tha Rakiç për BIRN. “Ajo proteston, ankohet se nuk mund të dalë jashtë. Kam dëgjuar edhe nga prindër të tjerë se është shumë e vështirë.”

Qartazi, testet për COVID-19 të kryera në veriun kryesisht serb në Kosovë u dërguan për t’u përpunuar në Serbi, me përjashtim të atyre të kryera në njësinë e paraburgimit në Mitrovicë. Ata që kishin nevojë për trajtim ose u shtruan në spitalin në veri ose u transferuan në Serbi.

Rrugët u dezinfektuan disa herë, si dhe farmacitë, institucionet publike dhe dyqanet. Një sasi e madhe me dezinfektues u vu në dispozicion në qendrën e qytetit në mënyrë që banorët të mund të pastronin hyrjet e pallateve të tyre. Kjo masë u përgëzua nga shumë njerëz, por, në zhgënjimin e të tjerëve, thau lulet në zonat komunale.

Fshatrat e Kosovës ngjajnë si të braktisur

Në zona të tjera të Kosovës, katër fshatra rreth Prizrenit në jug dhe Gjilanit në lindje gjithashtu u izoluan.

Blerjet nga paniku ishin të pranishme ngado.

“Ditën e parë të karantinimit, në marketin më të madh që e ka fshati është ba si nata e festës së Bajramit”, tha Mehmet Ahmetaj, një fermer në fshatin Korishë pranë Prizrenit duke iu referuar festës myslimane në fund të muajit të Ramazanit.

“Kanë qenë mbi 500 persona të pranishëm aty dhe kjo ka rritur rrezikun për përhapje të virusit”, tha ai.

Hajriz Miftari nga fshati Vrapqiç pranë Gjilanit tha se ai dhe familja e tij u ndjenë të braktisur nga shteti.

Në Korishë, pasi u zhduk paniku, fshatin e zaptoi një qetësi e çuditshme. Aksioni më i madh ishte dezinfektimi i organizuar i rrugëve. Policët ishin të vendosur në gjashtë pika të ndryshme, duke kontrolluar secilin automjet që hynte ose dilte nga fshati. Kishte nja dy djem me patina, një qen i vetmuar që lehte, zogj që cicëronin… Vendi ngjante i braktisur.

Rreth 100 shqiptarë të Kosovës refugjatë u vranë në Korishë kur NATO-ja e ngatërroi magazinën ku po flinin ata me një objektiv ushtarak dhe e bombardoi atë. Që nga koha e luftës, shumë fshatarë janë larguar në kërkim të punës në Europën perëndimore dhe tani dërgojnë para për të ndihmuar familjet e tyre.

Përveç nxjerrjes për të kullotur të rreth 200 deleve dhe dhive në një livadh mbi fshatin Topanicë, ditët rrallë ndryshojnë për Zyqyfli Morinën, i vetëm me kopenë dhe dy qentë e tij. Ai ndonjëherë vizitohet nga ujqërit që afrohen për të kapur delet e tij.

Herën e fundit që aktiviteti dhe lëvizja në Topanicë u ndërprenë ishte gjatë murtajës, “vdekja e zezë” siç e quante ai.

“Kam dëgjuar nga të moshuarit se i gjithë fshati u largua nga shtëpitë e tyre dhe u çua në një vend të quajtur bunga. Ata qëndruan atje, për sa kohë nuk e di, por gjëja e rëndësishme është se ata u izoluan nga fshati”, tha Morina.

Jahi Mustafa nga fshati Lladovë afër Gjilanit e konsideron veten me fat që qe në gjendje të punonte në fushë me anë të një leje të posaçme nga ministria e bujqësisë. Por të tjerët të cilët i kanë tokat jashtë fshatit nuk u lejuan dhe kjo shkaktoi shqetësim sepse sezoni i bujqësisë nuk pret asnjë.

“Toka dhe kallamoqi nuk e presin virusin”, tha Mehmet Ahmetaj. “Po nuk i mbollëm tokat tona tash, çfarë do të korrim kur të vjen koha?”