Greva në Gjykaten e Gjakovës/ FOTO KALLXO

Gjakovë, grevë në Gjykatë dhe në Prokurori

Stafi i Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore të Gjakovës nga ora 8 e mëngjesit kanë hyrë në grevë.

Siç raporton gazetarja e KALLXO.com, e gjithë administrata e këtyre dy institucioneve të drejtësisë kanë hyrë  grevë me kërkesa për rritjen e pagave.

Manushaqe Hasanaj, kryesuese e Këshillit të Grevës ka thënë për KALLXO.com se greva do të vazhdoje derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Sot filluam grevën prej orës 8, e cila grevë nuk dihet se sa do zgjasë varësisht nëse plotësohen kërkesat tona ose jo”, ka thënë ajo.

Shkëndije Halilosmani, kryetare e Sindikatës ka thënë se kërkesat e tyre janë të qarta dhe se me ligjin e ri mbi pagat presin që të merren parasysh.

“Me rastin e administrimit mbi ligjin e ri mbi pagat, administrata e gjykatës dhe prokurorisë kërkojnë përmbushjen e tri kërkesave. Ato janë: Rritja e pagave 100%, të kenë tretman të veçantë dhe Të kenë një status të veçantë si shërbyes civil me specifika të veçanta”, ka thënë Halilosmani.

KALLXO.com ka raportuar sot edhe për grevën që është duke u zhvilluar në të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në nivel vendi.

https://kallxo.com/punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-te-vendosur-ta-vazhdojne-greven/

Greva e punonjësve të administratës vije vetëm pak ditë pasi me vendimin e qeverisë së Kosovës u rritën pagat vetëm për gjyqtarë dhe prokurorë.