Fushë-Kosovë, ia vjedhin çantën me para nga vetura

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në parkingun e një pompe derivatesh në Vragoli të Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, një qytetar, shtetas i huaj, ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës me ç’rast ia kanë vjedhur një çantë me para, një orë dore,  një unazë si dhe pasaportën e lëshuar nga shtetit i tij.

Rasti është raportuar dje rreth orës 16:10.