FOTO: Kamioni del nga rruga, kolonë në rrugën për Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Llabjan të Novobërdës.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, një kamion ka dalë nga rruga.

Si rezultat i aksidentit, është krijuar një kolonë të gjatë e automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndihmuar kamionit që të largohet nga rruga.

“Nuk ka të lënduar, nuk ka dëme, tani gjithçka është në rregull”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Më poshtë gjeni disa fotografi të siguruara nga KALLXO.com, të kolonës së krijuar pasi kamioni ka dalë nga rruga.

01 Gusht 2018 - 20:18

Blerta Iberdemaj 01/08/2018 - 20:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend