Vali Corleone | Foto: Facebook

Arrestohet një 22-vjeçare për plagosjen e Vali Corleones

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçare, e cila dyshohet se e ka plagosur me armë zjarri Vali Corleonen.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit.

Ai ka thënë se për momentin ende nuk dihen motive e këtij incidenti.

Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë të së njëjtës armë.

Arma e konfiskuar në vendin e ngjarjes, Foto: Policia e Kosovës

Në raportin policor thuhet se 39-vjeçari, Vali Corleone, është jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për veprën “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.