Policia e Kosovës

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresalc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për KALLXO.com ka bërë të ditur se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Spitalin e Gjilanit.

“Sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan ka ndodh një aksident trafiku. Si pasojë e asidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal” – njoftoi Hashani.