Ministri i Mbrojtjes në kredi prej 101 mijë eurove

Një tokë 406 metra katrorë vlera e së cilës është 120 mijë euro është deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit nga ana e Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Më shumë se gjysmë milioni ka deklaruar pasuri të paluajtshme Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Gjithsej 747 mijë e 375 euro i kushtojnë atij një tokë punuese dhe mal, një tokë dhe shtëpi, një tokë tjetër bujqësore, një livadh një arë dhe një stan druri.

Të gjitha pronar e paluajtshme të Ministrit të Mbrojtjes janë deklaruar në emër të përbashkët.

Ai ka deklaruar edhe pajisje bujqësore në vlerë prej 20 mijë eurove dhe një veturë Touran në vlerë prej 7 mijë e 500 eurove te pasuria e luajtshme.

Për pajisjet bujqësore ai ka thënë se i ka blerë nga kredia që ka marrë për bujqësi dhe nga shitja e prodhimeve bujqësore.

Ministri i Mbrotjes, Rrustem Berisha ka deklaruar se posedon 2 mijë e 306 euro para të gatshme.

Kredia e Ministrit të Mbrojtjes kap shifrën e 101 mijë e 931 eurove.

Madje ministri ka deklaruar ka evidentuar edhe një kredi tjetër prej 99 mijë e 338 eurove por të cilën e ka marrë përsipër blerësi i kompanisë “Idila”.

Të hyrat vjetore të Ministrit të Mbrojtjes nga Qeveria e Kosovës janë 23 mijë e 148 euro. Ai gjithashtu merr pension vjetor nga FSK në vlerë prej 5 mijë e 736 eurove. Mëditjet e ministrit janë 746 euro e 45 cent.

Të hyrat vjetore të bashkëshortes së ministrit nga Prokuroria e Shtetit janë 2 mijë e 912 euro.