Behgjet Pacolli I Foto: MPJ

Mercedesat e Behgjet Pacollit kushtojnë nga 200 mijë euro(Dokument)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasurinë e tij e cila nuk është e paktë.

Vetëm aeroplani i Ministrit Pacolli kushton miliona euro.

Agjencinë Kundër Korrupsion, Pacolli ka deklaruar se vetëm aeroplani i tij kap vlerën e thuajse 10 milionë eurove ose më saktë, 9 milion e 900 mijë euro.

Pacolli ka deklaruar se aeroplani “Avion Challanger CL 604 B&A”, është pronë e përbashkët ndërsa ka treguar edhe se prejardhja e kësaj pasurie është jashtë Kosovës.

Përveç aeroplanit të Ministrit Pacolli, ai posedon edhe tetë vetura, vlera e së cilave është më shumë se gjysmë milioni.

Mercedesi i tipit   GLS 63 AMG sipas Pacollit kushton 200 mijë euro Mercedesi  tjetër S 600  poashtu kushton 200 mijë euro

Mercedes GI 450, Mercedes ML 500, Mercedes SL 600, Mercedes G55L, AMG, Mercedes S 600, Mercedes GLS 63 AMG, Toyota Van, VW Van, janë tetë veturat e Pacollit të cilat i ka deklaruar në emër të tij dhe të njëjtat kapin vlerën e 618 mijë eurove.