Gruaja e Rexhep Selimit e pa punë merr pension të Veteranes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsion se gruaja e tij është e pa punë, por se ajp merrë pagë të veteranes 170 euro si të hyre vjetore.

Selimi po ashtu ka deklaruar se nga paga e deputetit të hyra vjetore i ka 23 mijë e 245 euro dhe mëditje në vlerë 825 euro.

Si pasuri të paluajtshme deputeti i VV-së ka deklaruar se ka dy banesa në vlerë 156 mijë euro, ndërsa një tokë bujqësore dhe truall i ka deklaruar në emër të prindit të tij në vlerë 18 mijë euro.

Selimi po ashtu ka edhe pasuri të luajtshme të deklaruar në AKK.

Ai ka thënë se posedon një veturë Mistubishi në vlerë 8 mijë euro dhe një Merecedës në vlerë 2 mijë e 900 euro.

Deputeti po ashtu e ka deklaruar edhe veturën e gruas së tij KIA në vlerë 12 mijë e 700 euro, të cilën e ka deklaruar si të blerë.

Megjithë këtë pasuri Rexhep Selimi ka edhe kredi në Raiffaisen Bank. Aty Selimi ka një kredi 10 mijë euro me kohëzgjatje 24 muaj.

Selimi ka deklaruar se nuk ka asnjë kompani të tij në pronësi.