Ilustrim

Prishtinë, kthehet në shkollë nxënësja me autizëm që ishte larguar javën e kaluar

Nxënësja me autizëm, e cila ishte larguar javën e kaluar nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë është kthyer në mësim.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, pas analizës së situatës dhe rrethanave të krijuara dhe ka njoftuar se ka vendosur që fëmija të kthehet në shkollë, ndërsa sipas tyre, shkolla duhet të vazhdojë procedurat e vlerësimit pedagogjik me instrumentet që janë në kompetencë të shkollës.

“Përfaqësuesit e MAShTI-it, DKA-së në Prishtinë, përfaqësuesit e ShFMU ‘Elena Gjika’ dhe prindi i fëmijës, sot janë takuar me qëllim të adresimit të rastit të nxënësit me autizëm, i cili nuk po vijonte procesin mësimor meqë ekipi vlerësues komunal, pas vlerësimit pedagogjik, kishte rekomanduar që fëmija të vazhdojë shkollimin në qendër burimore për të cilën kishte refuzuar prindi”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se vlerësimi pedagogjik bëhet për t’i ofruar fëmijës resurse, mjete didaktike dhe përshtatje që janë në përputhje me nevojat individuale të fëmijës, “andaj secili vendim që merret nga ekipet vlerësuese komunale duhet të ketë edhe mbështetjen e prindërve”.

KALLXO.com ka raportuar se Ministrja  e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte reaguar për largimin e nxënëses 8-vjeçare në njërën nga shkollat në Prishtinë.

Ministrja Nagavci ka reaguar pas largimit të 8 vjeçares nga shkolla