Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Nagavci ka reaguar pas largimit të 8 vjeçares nga shkolla

Ministrja  e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka reaguar për largimin e nxënëses 8 vjeçare në njërën nga shkollat në Prishtinë.

Nagavci ka thënë se çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.

“Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara, të cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Nagavci.

Tutje ministrja ka bërë të ditur se kam stafin nga MASHTI për të analizuar në aspektin profesional rastin, komfor situatës dhe gjetjeve do të ndërmarrim të gjitha masat, që ky rast të zgjidhet bazuar në interesin e fëmijës.

Gjithashtu, ministrja ka bërë të ditur se këtë vit MAShTI ka ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve, ndërsa Komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit.