Sulm kibernetik - Foto: REL/Reuters

Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia ka identifikuar një person të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari ka modifikuar faturat në blerjen e mallrave të ndryshme përmes internetit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gadime e Ultë, të Komunës së Lipjanit gjatë ditës së djeshme.

Në cilësi të provave Policia ka konfiskuar dy llap top dhe një telefon.

I dyshuari pas intervistmit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.