Ilustrim
Shfrytëzoi kartelën bankare pa dijeninë e pronares, Policia po heton rastin
05.8.2022 - 12:28
Policia e Kosovës njofton se dje një grua ka raportuar se pasi ka qenë në filialin bankar është njoftuar se llogaria e saj është bllokuar si pasojë e blerjeve online pa dijen e saj që kishte ndodhur me kartelën e saj.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 21 korrik rreth orës 9:35.
Tutje policia sqaron se rasti në procedurë hetimore.